Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Vetingu/ Balluku shton emrin e motrës për t’u trajtuar si VIP në aeroport

Vetingu/ Balluku shton emrin e motrës për t’u trajtuar si VIP në aeroport

10:54, 31/03/2023
A+ Aa A-

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka firmosur një vendim për të shtuar edhe emrin e motrës së saj, Pamela Qirko, kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të përdorur një nga tre sallat VIP të aeroportit “Nënë Tereza”.

Vendimi është marrë në dhjetor të vitit të kaluar, por është botuar vetëm dje në Fletoren Zyrtare.

Në vendim thuhet se sallën B të VIP-ave të Aeroportit “Nënë Tereza” mund ta përdorin, përveç kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ministrave, deputetëve dhe ish-presidentëve, edhe kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko.

Pamela Qirko, kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është dëshmia me e qartë e nepotizmit dhe të kapjes së drejtësisë shqiptare nga qeveria.

Në momentin që Pamela Qirko u emërua nga Parlamenti si anëtare e Komisionit të Vetingut, motra e saj Belinda votoi në konflikt të hapur interesi pro saj në Parlament. Më pas Balluku u promovua në postin e Zëvendëskryeministres dhe titullares së Ministrisë mjaft të rëndësishme të qeverisë. Burime nga mazhoranca socialiste bëjnë me dije se një nga arsyet kryesore të promovimit të Ballukut, është pikërisht pozicioni kyç i së motrës Pamela Qirko në krye të Komisionit të Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Nëse një gjyqtar apo prokuror nuk vendos në favor të Ballukut apo të vartësve të saj, shumë shpejt hyn dhe ngel në veting, ku përballet me motrën e Belindës, Pamelën, e cila jo vetëm ka të drejtën e votës në trupën e vetingut, por si kryetare e KPK-së kontrollon edhe shortin e gjyqtarëve të tjerë që shqyrtojnë dosjet. Është rasti më flagrant i kapjes së drejtësisë nga pushteti ekzekutiv, kur motra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë kërcënon çdo gjyqtar apo prokuror që ka çështje penale apo civile të lidhura me fushën e gjerë të qeverisjes që mbulon Belinda Balluku dhe kolegët e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco