Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Çfarë na mësoi emisioni ‘Opinion’ mbi kandidatët e Bashkisë së Tiranës

Çfarë na mësoi emisioni ‘Opinion’ mbi kandidatët e Bashkisë së Tiranës

10:43, 31/03/2023
A+ Aa A-

Emisioni “Opinion” ka ofruar mbrëmë një shërbim publik me rëndësi, duke ekspozuar para publikut, qytetarëve dhe votuesve, dy kandidatët për Bashkinë e Tiranës, kush janë ata, cilësitë, vizionin dhe çfarë përfaqësojnë. Njerëzit duhet ta kenë më të lehtë për të vendosur nga ky ballafaqim, edhe pse nuk qe një përballje e drejtpërdrejtë në studio.

Por qartazi dolën në pah diferencat mes Erjon Veliajt dhe Belind Kelliçit. Edhe më të rëndësishme e bën këtë dallim fakti se ata vetë kishin vendosur se çfarë do të paraqisnin, ku do të flisnin, temën dhe lokacionin.

Pra, do të vinin në sytë e audiencës së lartë, me pikat e tyre më të forta. 

Veliaj u shfaq si kandidat luksi, si demiurgu i kësaj botes me kulla e rrokaqiej të shtrenjtë. Doli si përfaqësues i elitës së pasur të qytetit. Në mes të ngrehinave, të cilat u kujtojnë njerëzve të zakonshëm përmasat e tyre të vogla, dhe pamundësinë që do të kishin për të arritur majat që janë krenaria e kryebashkiakut.

Edhe ajo pak dalje nga rrethimi, zbritja në terren prej tarracës së Bashkisë, nuk e ndihmoi Veliajn të ngjante më afër popullit, më afër masave humane. Pasi edhe aty nuk kishte spontanitet, por gjithçka e kontrolluar dhe e industrializuar, në atë segment prej Bashkisë deri tek Piramida.

Më anë tjetër, Belind Kelliçi u shfaq si një garues që ka fytyrën e njerëzve, që vjen nga qyteti, nga lagjja ku është shpirti, ku është energjia, dhe realiteti i Tiranës. Këlliçi nuk i përket salloneve të larta, siç Veliaj u vizatua vetë.

Por këtu buron dhe forca e tij më e madhe. Nga ecjet dhe lëvizjet që pamë mbrëmë në Opinion, secili dallon se Këlliçi mund të bredhë me duar në xhepa, e çdokush ndalet, e takon, e përshendet, e inkurajon. Qytetarëve në rrugë, u vjen si kandidati i tyre, që mund ta takojnë, ta prekin, të flasin me të.

Në të kundërt, kuadratet ku qarkullon Veliaj, janë rreptësisht të vigjëluara nga forca sigurie.

Nëse synimi i Veliajt me këtë dalje ishte të impresiononte me madhështi elitat financiare, jo pak të dyshimta të qytetit, mund t’ia ketë dalë me sukses.

Por, me sukses ja ka dalë Këlliçi, nëse donte t’u tregonte njerëzve, banorëve të qytetit se ai është alternativa e tyre, e shqetësimeve që jetojnë çdo ditë. Dhe veçanërisht, me faktin se kandidati i opozitës nuk bën asnjë përpjekje për t’u dukur dikush tjetër, ai që nuk është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco