Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Transport publik falas'/ Bardhi: Shumë i mundur, vetëm 16.5 mln euro për t'i liruar qytetarët nga pagesat përditë

'Transport publik falas'/ Bardhi: Shumë i mundur, vetëm 16.5 mln euro për t'i liruar qytetarët nga pagesat përditë

08:53, 31/03/2023
A+ Aa A-

Ajo udhëton vetë me autobuzët urbanë në Tiranë dhe e di mirë se çfarë përjetojnë dhe sa u kushtojnë ata, qytetarëve të kryeqytetit çdo ditë, ndaj është sot një nga mbështetëset më të zjarrta të pikës kryesore të projektit të Belind Këlliçit, transportit publik falas.

Fjala është për znj. Silvi Bardhi, zëdhënësen e fushatës së kandidatit të opozitës, Belind Këlliçit, për bashkinë e Tiranës.  E ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, znj. Bardhi u pyet në veçanti për këtë çështje nga moderatori Flavio Qarri:

“Silvi, kurioziteti im i parë lidhet me një ndryshim që ka ndodhur javën e fundit, ndoshta pas premtimit për transportin publik falas. Shohim një mazhorancë më nervoze, më agresive. E prisnit?”

“Flavio, është e çuditshme që të mirëpresësh reagime negative kur ti mendon se do të bësh diçka të mirë për qytetarët, - u përgjigj Bardhi. -  Është e çuditshme kur ti shikon një mori njerëzish të cilët me vrull dalin në media dhe thonë “kjo nuk bëhet”! Pra, me dëshirën e madhe për të mos u bërë diçka e mirë për qytetarët. Pse?! Sepse këtë e propozon dhe do ta realizojë Belind Këlliçi me ardhjen në bashkinë e Tiranës, në krye të bashkisë së Tiranës.

Pra, një urrejtje do të thosha dhe xhelozi për të një premtim që realizohet shkon deri tek mosdashja e të bërit të realizueshëm të këtij premtimi. Unë nuk e kuptoj se si ti si një personalitet që mendon se po jep një opinion për njerëzit, je për njerëzit, ekziston për njerëzit, mundohesh t’i referohesh jetës së tyre - me vrullin më të madh del dhe thua se njerëzit nuk mundet që të lirohen nga pagesat e tyre.

Ne kemi thënë se Tirana mund të përmirësohet, pra jeta e qytetarëve të Tiranës mund të përmirësohet dhe kjo është më se e realizueshme. Dhe kjo bëhet e mundur nëse ti e menaxhon mirë fondin që vjen nga taksat e qytetarëve.

Ajo që themi ne është shumë e thjeshtë: nga 240 milionë euro që ka buxheti i Tiranës, 6.8% e tij është thjesht investimi që do të bësh për këtë lehtësim që do t’u bësh qytetarëve, pra janë 16.5 milionë euro që ti i investon për të liruar qytetarët nga pagesat e përditshme.

Janë shumë qytetarë, jam dhe unë një prej tyre, nuk kam ndonjë jetë luksi, jam njeri që përdor urbanin publik, e përdor shpesh që kurse kam filluar punë prej 11 vitesh këtu në Tiranë, jam përdoruese e shpeshtë e urbanit dhe e di problematikën se si është. Linjat më problematike në Tiranë, se janë që të gjitha, po më problematikat janë linja e Porcelanit, linja e Qytetit Studenti, linja e Vilave gjermane, "Tirana e Re”, Unaza, duke filluar që nga mbipopullimi, cilësia e autobusëve, higjiena qe mungon, problemet në pritje në stacione etj.”/ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Bardhi: Asnjë punë sot në bashkinë e Tiranë, Veliaj gjithmonë vetëm, ata mbrapa detyrohen për imazhin e tij në rrjetet sociale!

Intervista e plotë në videon e Kafe Shqeto në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco