Lajmi i fundit

Tirana-Partizani/ Goli në minutat shtesë, përcaktues i derbit dramatik në ‘Air Albania’

SYRI TV/ Tërheqja e kandidatëve të Alibeaj, Korreshi në 'Kafe Shqeto': Shqetësuese, mosreagimi i tij

14:33, 29/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi komentoi terheqjet e kandidatëve të grupimit Basha-Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë  në emisionin “Kafe Sheto” në Syri TV, Korreshi theksoi se Alibeaj nuk ka pyetur deputët sa i takon daljes me kandidat në zgjedhje, ndërsa e shikon shqetësuese faktin që ai nuk ka bërë asnjë reagim pas tërheqjeve nga listat.

SYRI TV

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV ka folur për tërheqjet e kandidatëve të grupimit Basha-Alibeaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit.

Korreshi theksoi se Alibeaj nuk është konsultuar me deputetët në vendimarrje, ndërsa e sheh më shqetësuese se tërheqja e kandidatëve nga listat, faktin që Enkelejd  Alibeaj nuk ka bërë ansnjë reagim zyrtar lidhur me këtë situatë.

Sipas Korreshit, do të ishte një dramë e madhe për PD nëse kandidatët janë ndryshuar rrugës për te selia apo KQZ.

Gjatë intervistës, deputeti Korreshi u shpreh se qëndrimi i tij ishte për një kandidat të vetëm të opozitës në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco