SYRI TV/ 'Korsia preferenciale' për shërbimin spitalor, ekspertët: Diskriminim për pacientët e varfër

11:08, 29/03/2023
A+ Aa A-

Premtimi për shëndetësi falas nga qeveria Rama jo vetëm që nuk u mbajt, por pacientët po ndihen gjithnjë e më të cunguar në marrjen e shërbimeve shëndetësore. Në ligjin e ri për shërbimin spitalor, për herë të parë është përfshirë “korsia preferenciale e shërbimit”, ku pacientët kundrejt parave marrin shërbim më të shpejtë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi financiare duhet të presin në radhë. Këtë procedurë, pacientët e shohin si krim ndaj të sëmurëve, edhe ekspertë për të drejtat e njeriut tregohen kritikë

SYRI TV

9 vite pas premtimit për shëndetësi falas, kjo jo vetëm që nuk u realizua, por situata me shërbimet spitalore po shkon drejt përkeqësimit. Në ligjin e ri për shërbimin spitalor, janë shtuar dy pika që lidhen me kostot e shërbimeve dhe praktikën e dyfishtë të punës për mjekët në spitalet publike.

Për herë të parë është përfshirë “korsia preferenciale e shërbimit”, e cila u jep mundësi atyre që nuk ndjekin sistemin e referimit, të paguajnë tarifën dhe të marrin shërbim më të shpejtë, ndërsa ata që nuk kanë mundësi financiare duhet të presin në radhë, ndërkohë që shërbimi shëndetësor duhet të ishte i garantuar për të gjithë. Këtë procedurë penalizuese, vetë pacientët e shohin si absurditet.

Këto nene shihen me sy kritik nga aktivistë që janë në mbrojtje të shtresave në nevojë. Sipas aktivistes Sidorela Vatnikaj, ato përcaktojnë trajtim të pabarabartë të shtresave të varfra.

Teksa sjell rastin e një zonje që është penalizuar nga shërbimi, juristi Gentian Serjani po ashtu i sheh problematike këto rregulla të reja.

Aktivistë e juristë thonë se do të jenë aktivë në monitorimin e këtij ligji dhe nëse vërejnë se do të ketë trajtim të pabarabartë të shtresave të varfra, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e nenit që përcakton dhënien e shërbimit me korsi preferenciale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco