Kepi: Kandidatët u tërhoqën pasi kuptuan që Alibeaj ka si qëllim shkatërrimin e opozitës

18:26, 28/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin ‘Task Forcë’ në Syri Tv me Sonila Meçon për të folur mbi zhvillimet e fundit politike në vend ishte gazetarja, Alba Kepi.

Kepi është shprehur se vendimi i kandidatëve të Alibeajt për të ndërprerë garën erdhi si pasojë e humbjes së mbështetjes nga baza dhe mungesës së strukturave që do të premtonin sukses.

"Mendimi i parë që më erdh sot pas informacioneve që kanë shpërndarë mediat është se më mirë vonë se kurrë nga vendimi i kandidatëve që të tërhiqen nga gara në zgjedhjet lokale me grupin e Alibeajt.

Asnjë formë shoqërore nuk mund të ketë sukses pa një kolegjialitet gjë që e ka shprehur mjaft mirë kandidati i Korçës i cili u shpreh se vendimi  i tij buron nga mungesa e kolegjialitetit, strukturës dhe organizim që do të prodhonte sukses.

Pra është një formë konkrete e asaj që opinioni publik ka vënë përpara pasqyrës personazhe si Alibeaj, Bardhi që për hir të instrumentave të mbajnë peng një forcë opozitare e cila buron nga vota e shqiptarëve.

Kjo është një formë e qartë ky veprim i fundit nga kandidatët pasi nuk kanë bazë dhe struktura me vete ngaqë janë ndërprerë lidhje me njerëzit e tyre. Ata kanë parë që personat si Alibeaj po e mbajnë peng PD edhe po marrin urdhëra nga forca të tjera për të shkatërruar opozitën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco