Premtimi i Këlliçit, Meta: Transporti publik falas, fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës!

Premtimi i Këlliçit, Meta: Transporti publik falas, fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës!

17:41, 28/03/2023
A+ Aa A-

"Tirana ka nevojë për ndryshim dhe për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët". 

Kështu shprehet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatin e kalicionit "Bashkë Fitojmë", për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 

Meta komenton edhe planin e Këlliçit, për transportin publik falas.

Sipas tij, kjo masë është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve.

“Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët. Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një fitore e të gjithë qytetarëve, pensionistëve dhe të rinjve tanë”, shkroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco