Mustafi: Serbia duhet të respektojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, pastaj të kërkojë asociacionin

17:31, 28/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatoren Armela Ferkon ishte Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi.

Mustafi është shprehur se ambasadori amerikan, Hill është duke zhvilluar një tur takimesh me drejtuesit politik shqiptar në Luginën e Preshevës. Ndër të tjera Mustafi ka kërkuar që nëse Serbia kërkon që të respektohen të drejtat e komunitetit serb në Kosovë duhet që të ndodhë e kundërta edhe në Serbi me të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

"Ambasadori Hill është duke takuar liderët e Luginës së Preshevës dhe për tu sqaruar rreth zhvillimeve të fundit që janë të rëndësishme. Kjo është vizita e tij e parë e ambasadorit të akredituar në Beograd, zoti Hill duhet mirëkuptuar në kuptimin e detyrës që i është ngarkuar për të shkëputur Serbinë nga ndikimi rus.

Ambasadori ka treguar atë që ka ndodhur në Ohër, duke thënë se marrëveshja edhe pse e pa nënshkruar i referohen dy vendeve përkatëse dhe Lugina e Preshevës nuk ndodhet pjesë e asaj marrëveshje.

Që pas vitit 2001 që është nënshkruar marrëveshja për demilitarizimin e Luginës janë bërë tre marrëveshje, shqiptarët kanë treguar vullnet në proçesin e integrimit, ndërprerjes së diskriminimit në mënyrë që të krijojë një hapësirë të lirisë, barazisë dhe drejtësisë në kuadër të sistemeve aktuale që kanë qenë garancionet e bashkësisë ndërkombëtare dhe kjo nuk është arritur.

 Ne e shohim të domsdoshme që të marrë siguresën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës sepse e konsiderojmë se Lugina është pjesë e këtij konteksti sepse Serbia kërkon të drejta për komunitetin në Kosovë ndërsa në anën tjetër të diskriminojë dhe mohojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në këtë kuptim ne konsiderojmë që kjo marrëveshje do të duhej të sigurojë që përmes normalizimit të marrëdhënieve të paqes mes Serbisë dhe Kosovës është e pamundur nëse nuk respekton të drejtat e komuniteteve njëlloj si në Kosovë për serbët dhe Serbi për Luginën e Preshevës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco