Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

EurActiv: Top Channel akuzohet për shantazh, edhe pse favorizon Ramën

EurActiv: Top Channel akuzohet për shantazh, edhe pse favorizon Ramën

09:23, 28/03/2023
A+ Aa A-

Sulmi me kallashnikov mbi televizionin Top Channel po bën xhiron e botës.

Agjencia e Brukselit, EurActiv, shkruan se Shqipëria është shokuar nga ky sulm që la të vdekur një roje sigurie.

Por EurActiv thekson se ky televizion është akuzuar për shantazh nga Edi Rama, edhe pse në fakt ai favorizon PS-në në mbulimin mediatik.

“Ndërsa është stacioni më i ndjekur në vend, Top Channel nuk ka qenë imun ndaj kritikave ndër vite.

Në vitin 2022, Rama e akuzoi stacionin- që zakonisht konsiderohet se favorizon partinë në pushtet- se ka shantazhuar qeverinë me mbulim negativ.

Top Channel është akuzuar për sjellje të ngjashme nga ish-punonjësit, si dhe për përhapjen e dezinformatave, gjë që menaxhmenti e mohon”, thuhet në shkrim.

Më tej theksohet se Shqipëria ka rënë ndjeshëm në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij në vitet e fundit me çështje të tilla si mungesa e pluralitetit në pronësinë e medias, kushtet e këqija të punës dhe presioni politik i theksuar si vazhdimisht problematike.

EurActiv nënvizon se pavarësisht kësaj, në një intervistë po në Top Channel të hënën në mbrëmje, Rama tha se media në Shqipëri nuk ka qenë kurrë më e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco