Gazetarja ironizon Top Channel: Nuk i kërkuan llogari Ramës për sulmin

Gazetarja ironizon Top Channel: Nuk i kërkuan llogari Ramës për sulmin

09:08, 28/03/2023
A+ Aa A-

Nga Ola Xama

Kryeministri:

-Liria e medias nuk ka qenë ndonjëherë më mirë se sot.

-Rendi dhe siguria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot.

-Kam dy mandate që nuk i them më mediave dhe gazetarëve kazan. Kam hequr dorë jo se e kam pasur gabim, por për arsye personale.

-Unë e kuptoj dhe ndiej thellë këtë goditje (sulmin me arme ndaj Top Channel) dhe do bëjmë çmos të zbardhim ngjarjen dhe do mbrojmë nga pronarët deri te gazetari më i thjeshtë.

-Policia është gati në zbardhjen e ngjarjeve dhe autorëve në këtë agresion ndaj një media kombëtare (pra jo akt terrorist).

Moderatorja, që gjithë kohën mbajti një fjalim ku përsëriti dhjetëra herë se sulmi ishte terrorist, e falenderon. Në studio dëgjohen zëra jehonë të gazetarëve që duan të pyesin kryeministrin, por i kanë fikur mikrofonin. Të gjitha këto nga regjia e një media të sulmuar për shkak se lejon fjalën e lirë.

Media e lirë është dakord me kryeministrin dhe nuk i kërkon llogari për sulmin, as për gjendjen e rendit dhe sigurisë. Llogari i kërkon kriminelëve!

Kryeministri në fund e mbylli fjalën e tij duke thënë se plumbat i ndiente ai më mirë se kushdo aty. Ai ia thoshte këtë gazetarëve që ishin sulmuar në punën e tyre, ia thoshte këtë një gazetareje që i ka provuar sulmet me armë në shtëpinë e saj dhe ngjarja nuk është zbardhur akoma dhe sot.

Fërkoj sytë, jam në ëndërr?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco