Vasili: Tirana reale mes baltës. Në 14 maj shqelmoni propagandën e pështirë!

Vasili: Tirana reale mes baltës. Në 14 maj shqelmoni propagandën e pështirë!

08:23, 28/03/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook ka komentuar situatën në kryeqytet duke thënë se Tirana reale është mes baltës dhe jo ashtu si propagandohet.

Rasti konkret i denoncuar nga Vasili është ai i rrugës Vangjel Noti e cila ndodhet disa qindra metra larg qendrës dhe që në pamjet e publikuara është e “zhytur”.

"Shqelmosni propaganden e pështirë te Veliajt! Kjo eshte Tirana reale mes baltes dhe jo ajo e lustruara me propaganden neveritshme te Veliajt.

Rruga Vangjel Noti në Laprakë disa qendra metra larg qendres se Tiranes e zhytur.

Një ndër rrugët më me ngarkesë që lidh pjesën e Laprakës, Don Bosko dhe më gjëre me Veriun e Shqipërisë.

Kjo rrugë përdoret shpesh nga shoferët për tju shmangur trafikut që bëhet nga ish-Sheshi Shqiponja, kthesa e Kamzës me drejtim Veriun e Shqipërise. Ne 14 maj shqelmosni propagenden e peshtire te Veliajt!", shprehet Vasili, teksa publikon dhe pamjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco