Sulmi ndaj Top Channel/ Llabani: Janë evidentuar 2 persona të cilët kanë qenë gjithë kohës në lëvizje

22:37, 27/03/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Anduena Llabani, në 'Task Force' me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, komentoi sulmin e një nate më parë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë dhe roja e godinës.

Llabani shkruan se sipas Policisë janë evidentuar dy persona, shoferi dhe personi që ka qëlluar.

“Ka një fakt, janë zbardhur disa pamje filmike nga kamerat e sigurisë dhe është parë që automjeti ka qëlluar në ecje në breshëri dhe nuk ka ndaluar. Domethënë personat që janë evidentuar deri tani janë dy, shoferi dhe personi që ka goditur. Mbase personi tjetër mund të ketë qenë mbrapa por nuk është evidentuar. Deri tani kemi të bëjmë me dy autorë sipas Policisë gjithmonë, dhe janë marrë dhe deklarimet me sa unë kontaktova me drejtorin e Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj, i cili tha që vetëm pak orë pas ngjarjes janë marrë në pyetje edhe pronarët që kanë televizionin. Janë marrë në pyetje edhe shumë persona të tjerë të cilët kanë patur informacione mbi lëvizjet e shumë individëve që kanë të bëjnë me drejtimin e televizionit. Pra janë  mbledhur deri diku dëshmitë për të parë nëse ka patur ndonjë kërcënim kohët e fundit në lidhje me emisionet investigative që ka televizioni në fjalë dhe që kjo mund të lidhet edhe me aktin e sotëm. Por, Policia deri më tani pistën më kryesore e ka pikërisht tek investitorët dhe sponsorët e mundshëm të televizionit” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco