Blushi kujton Teatrin Kombëtar në ditën botërore të Teatrit: Gjenocid kulturor për identitetin e Tiranës

Blushi kujton Teatrin Kombëtar në ditën botërore të Teatrit: Gjenocid kulturor për identitetin e Tiranës

20:36, 27/03/2023
A+ Aa A-

Sot, në ditën botërore të Teatrit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kujtuar edhe njëherë ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, teksa shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë artistët jokonformistë, aktivistët, qytetarët dhe ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta, që i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore.

“Shembja dhe shkatërrimi barbar i objekteve të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike është një gjenocid kulturor i papranueshëm për identitetin e Tiranës, me përgjegjës kryesor Kryetarin ende në detyrë të Bashkisë, Erion Veliaj”, shkruan Blushi ndër të tjera.

Statusi i plotë i Blushit:

TEATRI KOMBËTAR, ATY KU ISHTE DHE ASHTU SIÇ ISHTE!

Sot, në Ditën Botërore të Teatrit, shprehim mirënjohjen më të thellë për të gjithë artistët jokonformistë, aktivistët, qytetarët dhe ish-Presidentin e Republikës, Ilir Meta të cilët mbrojtën, i dhanë zë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për një nga krimet më të rënda të Edi Ramës dhe Erion Veliaj ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës!

Vlerësim për rezistencën e tyre demokratike në mbrojtje të këtij tempulli të rëndësishëm të artit dhe kulturës, të shembur barbarisht më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, duke rrezikuar deri edhe jetët e artistëve dhe qytetarëve!

Shembja dhe shkatërrimi barbar i objekteve të trashëgimisë tonë kulturore dhe historike është një gjenocid kulturor i papranueshëm për identitetin e Tiranës, me përgjegjës kryesor, Kryetarin ende në detyrë të Bashkisë, Erion Veliaj!

Ndaj më 14 Maj: Bashkë për Ndryshim! Votë për Ndëshkim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco