Sulmi mbi Top Channel/ Gazetari: Ata që djegin një Range Rover, nuk marrosen pas Big Brother-it

Sulmi mbi Top Channel/ Gazetari: Ata që djegin një Range Rover, nuk marrosen pas Big Brother-it

20:29, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit pranë godinës së televizionit Top Channel. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të medias në rrethana ende të paqarta rreth orës 01:00. Si pasojë, ka humbur jetën roja i sigurisë i godinës, Pal Kola 60 vjeç.

Autoritetet po hetojnë në disa pista, ndërsa në media ka pasur edhe spekulime se krimi i rëndë mund të ketë lidhje me programin ‘Big Brother VIP’ në këtë TV.

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me këto zëra.

“Ngaqë këtu çdo gjë kthehet në tragji-komedi, pas tragjedisë filloi akti i dytë, ai i komedisë. Një pjesë e portaleve dhe mediave po vënë nëpër tituj, fjalën Big Brother për ta lidhur ngjarjen e sulmit ndaj Topit me Big Brotherin.

E para, ata që kanë fuqi të djegin një Range Rover nuk janë nga ajo kategoria e miletit që marrosen pas Big Brother.

E dyta, mënyra se si është bërë sulmi dhe djegia e makinës, është tipike si të gjitha atentatet mafioze që ka bërë krimi i organizuar në këtë vend.

Po të ishte punë Big Brotheri, do ishte ndonjë i vonuar, që do ishte kapur sakaq,” shkruan Tomorri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco