Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lobimi rus/ Mandija: PD s'kishte bord financiar, Basha kontrollonte vetë qarkullimin e parave!

19:42, 27/03/2023
A+ Aa A-

Këtë të hënë Partia Demokratike njoftoi përfundimin e auditit të nisur pas skandalit të lobimit të Lulzim Bashës me para ruse. 

Kryetarja e Komisionit të Auditit në PD, Ledina Mandija, në studion e Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, dha detaje nga auditimi i kryer nga një kompani ndërkombëtare e specializuar. 

Mandija tha se PD nuk kishte bord financiar, ndërsa Kryesia e partisë ishte shmangur nga disutimet për buxhetin dhe lobimet. 

Sipas saj, Lulzim Basha kontrollonte vetë me pushtetin e tij qarkullimin e parave, duke shmangur strukturat përgjegjëse.  

"Në PD nuk kishte asnjë dokument. Në PD, fatkeqësisht nuk kishte një rregullore të brendshme, nuk ekzistonte një bord financiar dhe një kryetar i bordit financiar. Kryesia ishte anashkaluar, nuk ishte diskutuar fare në lidhje me buxhetimet, përfshirë edhe lobimet. Ish-kryetari Basha kishte patur një pushtet për të vendosur ai në ldhje me çdo gjë qoftë me buxhetimin, qoftë për qarkullimin e parave, përbërjen e ogranigramave, qoftë edhe përbërjen e organigramave apo përcaktimin e emërimit të personave që do të administronin paratë në PD, fonde këto të dhëna nga buxheti i shtetit, apo nga kontributet e anëtarësisë. 

Ne arritëm të evidentojmë që këto mangësi ekzistonin në funksionimin e PD. Me ndryshime te reja statutore, është rekomanduar në të ardhmen që të mos ketë më një performancë të tillë sa i takon menaxhimit të fondeve nga ana e një force politike. Kjo nuk është vetëm për PD, por për të gjitha forcat politike", tha Mandija. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco