Spahia u premton mbështetje dhe investime, kampioneve të basketbollit, vajzave të Vllaznisë

Spahia u premton mbështetje dhe investime, kampioneve të basketbollit, vajzave të Vllaznisë

14:13, 27/03/2023
A+ Aa A-

Një ditë pasi u shpallën kampione të Shqipërisë për të tretin vit radhazi, vajzat e Vllaznisë në basketboll për të reja u pritën nga kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

Duke i përgëzuar për arritjet dhe punën e mirë që po bëhet tek brezi i ri, Spahia vlerësoi faktin që ekipi është një përbërje 100% shkodrane, duke treguar traditën e bukur që ka ky qytet në sportet e lojrave me dorë.

Mbështetja ndaj këtij brezi do të jetë e vazhdueshme tha kryebashkiaku Spahia, i cili u ndal edhe tek investimet e parashikuara për terrenet sportive, si një prej domosdoshmërive për zhvillimin e sportit. Projekti më ambicioz është ai për një pallat të ri sporti.

Ekipi i Vllaznisë U 18 drejtuar nga trajnerja Medina Mustafa ka treguar një formë shume të mire sportive duke dominuar ndaj kundërshtareve gjatë gjithë kampionatit.

Bashkia Shkodër ka akorduar edhe një shpërblim për vajzat kuqeblu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco