Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Sulmi dhe vrasja në TCH, reagon Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund!

Sulmi dhe vrasja në TCH, reagon Meta: Epoka e krimit duhet të marrë fund!

09:34, 27/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi i revoltuar ndaj ngjarjes më të fundit kriminale në vend, sulmit ndaj një medieje si TCH dhe vrasjes së një njeriu të pafajshëm në detyrë.

“Edhe sot krimi e mori një jetë," tha Meta.

"Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë. Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve. Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco