'Një shqiptar në oborrin e mbretit Charls'

'Një shqiptar në oborrin e mbretit Charls'

08:23, 25/03/2023
A+ Aa A-

Nga Erion Dasho.

Shqiptari erdhi një ditë të bukur në oborrin e Mbretit Çarls. Agresiv! Nervoz! I paduruar për të fituar në një ditë aq sa oborrtarët e tjerë kishin fituar në dhjetë breza!

Padurim jo vetëm për të fituar! Padurim në gjithçka. Në radhën për të hyrë në autobus, aty ku me bërryl shtynte personin para tij... Në aeroport, ku radha për të hyrë në avionin tonë nuk është vijë si çdo radhë tjetër, por turmë...

***

Përse keni ardhur zotëri? Ju pëlqen më shumë Mbreti Çarls? Ju pëlqen të ndryshoni profesion? Keni ikur nga lufta? Keni ikur nga persekutimi?

Jo! Jo! Jo! Po nxitoj. Thjesht po nxitoj! Po nxitoj se 500 vjen më vonoi Turqia, pastaj 50 vjet Enveri, tani 10 vjet Rama...

Mirë po ne ç'faj kemi?! Nuk i shikon njerëzit tanë?! 90% e tyre jetojnë pa dashur të pasurohen brenda natës. Dalin në punë në orën 6 të mëngjesit dhe kthehen në 6 të mbrëmjes. Pse ti shet drogë?! Rrit kanabis?! Vret shokun?!

Po ja, Turqia, Enveri, Rama...

OK, OK! Po këtu nuk ke nevojë për të qënë i pasur që të jetosh me dinjitet. Pensioni është i garantuar kur plakesh. Shkollat janë falas. Spitalet janë falas. Nëse nuk punon dot, të japim ndihmë sociale...

Po ja, Enveri dhe Rama... diktatura...

Po mirë, po çfarë bëre ti kundër diktaturës?! Protestove? U fute në burg? Babai dhe gjyshi yt u pushkatuan?! A votove kundër Ramës sot? A protestove?

Jo, jo. Babai ishte bashkëpuntor i sigurimit. Jo se deshi, u detyrua. Xhaxhai dhe halla komunistë. Edhe ata u detyruan. Unë u bëra patronazhist me detyrim, po ma futën shokët... Më dhanë një vend pune ku nuk dilte gjë... Vetëm rroga... Mirë që mora një vizë për të ardhur në oborrin e Mbretit Çarls...
***
Po mirë, o zotëri. Çfarë do të bësh tani?

Kismet... Ja, ky shoku i lagjes i ka nja 10 shtëpi bari... Të shohim...

Po pse nuk shkon të bësh diçka në oborrin e mbretit tënd? Pse nuk jeton dhe punon atje? Mbi të gjitha. Pse "detyrohesh"?! Pse ul qafën?! Pse nuk kalon një herë në anën tjetër, në anën e atyre që kërkojnë llogari dhe protestojnë...

Pse nuk kërkon nga mbreti yt vetëm tre gjëra:
Liri
Drejtësi
Paqe

Dhe mbi të gjitha që këto të garantohen, jo thjesht me llafe dhe propagandë. Kurse ti vetë kujdesu që me punën tënde të sigurosh ushqimin, të ardhurat, shtëpinë, arsimin, argëtimin dhe punën... Kështu bëjnë këta oborrtarët e tjerë të Mbretit Çarls prej shekujsh.

Ose, nëse jeton këtu, bëhu edhe ti si oborrtarët e tjerë:
Mos nxito!
Mos urre askënd!
Mos u mërzit për çdo gjë që s'të pëlqen!
Mos u tall me çdo oborrtar vendas "budallë"!
Mos ki frikë për të ardhmen!
Mos fol pa pushim, por edhe dëgjo ndonjëherë!
Mos u poshtëro përballë bashkatdhetarit tënd "të shkathët"
Mbi të gjitha, mos rri i vrenjtur! Buzëqesh! Jeta këtu është e bukur...

Po ja të shohim... Sa të kap një dorë paundësh njëherë...

E mora vesh... Nuk more vesh asgjë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco