Strazimiri: 'Ai' do ta minojë prapë demokracinë, por ti shpall 'minues' prapë Sali Berishën...

Strazimiri: 'Ai' do ta minojë prapë demokracinë, por ti shpall 'minues' prapë Sali Berishën...

21:38, 24/03/2023
A+ Aa A-

Gent Strazimiri, anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike ka ironizuar direktivat që ambasada amerikane dha për zgjedhjet e 14 majit.

Sipas tij i vetmi person që ka minuar dhe prekur zgjedhjet në këto vite është kryeministri Rama, por nuk ndëshkojnë fajtorin por Berishën.

Postimi i Strazimirit:

"Ai" do ta minojë prapë demokracinë, por ti shpall "minues" prapë Sali Berishën...

-------------

Nëse "..në zgjedhjet e 2021 pati raportime të besueshme për

* blerje votash,

* presion votuesve,

* keqpërdorim të të dhënave personale

* keqpërdorim të aseteve shtetërore...",

ky quhet thjeshtë, pastër e bukur:

* MINIM I DEMOKRACISË!

"Ai", i vetmi që u kap në flagrancë duke e bërë në 2021, do e bëjë prapë...

Por ti futi prapë një "non grata" tjetër Sali Berishës si "minues i demokracisë" dhe quhet e zgjidhur..

KAQË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco