Ekskluzive/ Flet për Syri Tv gazetari që zbuloi skemën e gjobave të Adriatik Doçit

18:11, 24/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Naim Noka publikoi një ditë më parë në portalin e tij "Publiklive" përgjimet audio të Adriatik Doçit, gazetarit të Carlo Bollinos, i cili tregonte në mënyrë të detajuar si gjobiste biznesmenë, politikanë, ministra, prokurorë e gjyqtarë. (Audiopërgjimi i parë, audiopërgjimi i dytë, audiopërgjimi i tretë, audiopërgjimi për shantazhin ndaj gjyqtarit).

Në një intervistë ekskluzive për "Syri Digjital" me moderator Bled Markun, në Syri Tv, Nako tregon si ra në gjurmët e skemës së gjobave që kishte ngritur Adriatik Doçi, gazetari i Carlo Bollinos. 

Ai thotë se në redaksinë e tij kishin mbërritur një mori denoncimesh se Doçi bënte shkrime-sulme me të dhëna të pasakta për biznese dhe biznesmenë, për t'i gjobitur. 

I mbështetur edhe nga një strukturë e USAID, Noka tregon se nuk bëri gjë tjetër veçse faktoi të vërtetën rreth Adriatik Doçit, gazetarit të Report Tv i Carlo Bollinos. 

"Në redaksinë tonë kishte info se shumë biznese, se gazetari në fjalë bënte shkrime të shpeshta të pasakta duke marrë tek tuk fakte, 1 fakt të vërtetë dhe 30 i sajonte vetë. Menjëherë redaksia jonë u vu në lëvizje e mbështetur dhe nga një strukture e USAID dhe ne ngritëm strategjinë tonë duke siguruar videot.

Këto janë audio përgjime. 

Ky është një sekret profesional, por kemi shumë video dhe audio-përgjime për këtë gazetarë. Jetojmë në Shqipëri dhe sinqerisht këtu jo vetëm media e ka humbur kuptimin e mirë se si duhet të jetë një media serioze kuptohet është pasojë e politikës, shoqërisë tonë që po jeton në pjesën më të keqe të mundshme të 30 viteve demokraci, dhe kësisoj edhe gazetari në fjalë është pjesë e këtij llumi.

Sot Carlo Bolino u shpreh se është një përgjim i bërë nga mediat e Berishës, por faktet janë fakte dhe është kapur më presh në duar dhe ne nuk bëmë asgjë tjetër se faktuam të vërtetën. Në Shqipëri mediat janë kthyer në patkllake dhe kobure siç ishte gazetari në fjalë. Ky nuk e pranon dhe mundohet të justifikohet me shkrime dhe mbi të gjitha i shkaktoj dramë dhe dy qytetarëve që mbanin dhe mbiemrin tim dhe sajon disa shkrime ku më cilëson si tutor femrash dhe zotëria në fjalë ka shkaktuar dramë në familje për ata dy persona që mbanin mbiemrin tim. 

Media ka një mision shumë të shenjtë dhe duhet ti rrijë misionit të saj. Ky mision po bëhet pis, jam i trishtuar dhe më vjen turp se ka gazetarë që arrijnë në këtë nivel të ulët, kjo është një dramë dhe tmerr e kësaj shoqërie. Në një vend demokratik po të kishte ndodhur kjo, po të marrim dhe Kosovën dhe Maqedoninë do të kishte një reagim të fortë të medias por edhe të shoqërisë ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë reagim.

Ky është një gazetar që punon në një media që mbështet qeverinë dhe me shkrimet e tij dezinformon qytetarët. Unë e kam marrë në telefon për të sqaruar një pjesë që lidhej me një qytetar që ishte i stresuar sepse ai shkruan gjëra të pavërteta dhe nuk kanë lidhje me realitetin. Ky personi shkon në SPAK dhe bën kallëzime në prokurori për të mbrojtur drejtësinë e re dhe dërgon materiale të pa vërteta gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qëllimi kryesor i medias tonë është të jemi kundër fake news dhe të informojmë publikun me të vërteta dhe jo të pavërteta", tha gazetari Naim Noka. 

Në tre materiale audio të publikuara një ditë më parë, Adriatik Doçi rrëfente para një gazetareje se si ai përmes një portali të tij, sulmonte me shkrime biznesmenë të ndryshëm, por edhe politikanë.

Më pas, Doçi tregon se "viktimat" ishin të detyruar të bënin marrëveshje me të, në këmbim të kontratave financiare. 

Gjithashtu, Doçi tregon në audio se në shënjestrën e tij kanë qenë edhe gjyqtarë e prokurorë për llogari të grupeve kriminale

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco