'Rama jepe dorëheqjen'/ Sot protesta e 25-të, qytetarët thirrje për mobilizim më të madh para Kryeministrisë

'Rama jepe dorëheqjen'/ Sot protesta e 25-të, qytetarët thirrje për mobilizim më të madh para Kryeministrisë

16:33, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët pritet të mblidhen edhe sot para godinës së Kryeministrisë në protestën e 25-të radhazi, duke përsëritur kërkesën që e cilësojnë të panegociueshme: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Pas afro një muaji protestash të përditshme, organizatorët dhe pjesëmarrësit po bëjnë thirrje për një mobilizim edhe më të madh, duke e konsideruar tubimin e sotëm si një tjetër moment të rëndësishëm të lëvizjes qytetare që ka përfshirë kryeqytetin.

Revolta ka tejkaluar prej kohësh kauzën fillestare dhe është shndërruar në një reagim më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, si edhe fenomenit të largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua protesta e 24-t, gjatë së cilës mijëra qytetarë marshuan në disa akse kryesore të Tiranës, përpara se të mblidheshin para Kryeministrisë. Në përfundim të tubimit, pjesëmarrësit përsëritën sërish kërkesën e tyre kryesore: “Rama jepe dorëheqjen!”.

Gjatë protestës u mbajtën pankarta kundër qeverisë dhe u hodhën thirrje që kërkonin ndryshim politik, ndërsa marshimi përshkoi disa zona të kryeqytetit përpara rikthimit në sheshin ‘Skënderbej’.

Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta e sotme të shënojë një pjesëmarrje edhe më të madhe, duke theksuar se presioni qytetar do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco