Braçe futet në garë me Ballën për servilizëm ndaj Ramës duke sulmuar protestën: Kanë ide primitive dhe të rrezikshme...

Braçe futet në garë me Ballën për servilizëm ndaj Ramës duke sulmuar protestën: Kanë ide primitive dhe të rrezikshme...

16:30, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sa herë ka kriza apo lëvizje të brendshme në kampin e Rilindjes, është bërë tashmë traditë që Erion Braçe të mos humbasë shansin për servilizëm ndaj shefit të madh.

Këtë gjë ka bërë edhe ditët e fundit, ku mbi gjysmë milioni shqiptarë janë derdhur shesheve të Shqipërisë dhe botës dhe kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës. Kur shumë zëra të brendshëm nga Rilindja po i kërkojnë kreut të Rilindjes të reflektojë dhe t’u përgjigjet protestuesve, Erion Braçe nuk ka zhgënjyer për të treguar besnikërinë ndaj shefit.

Në reagimet e tij në rrjetet sociale, reagim të cilin mediat e majta e kanë marrë dhe kanë nisur fjalinë e parë të lajmit me “senatori...”, Braçe ka akuzuar shqiptarët se po pengojnë hyrjen e vendit në Bashkimin Europian. Kur qindra mijëra protestues janë shqiptarë të diasporës, të cilët kanë vite që jetojnë në vendet e BE-së, Erion Braçe i cilëson si njerëz me ide primitive dhe të rrezikshme.

I shquar si i përdorur nga Rama për opozitarizëm “fake” brenda Rilindjes, Braçe duket se ka marrë urdhrat e duhur nga shefi i vet, dhe është futur kështu në një garë të ethshme me Taulant Ballën duke sulmuar protestuesit për të fituar simpatinë e Ramës.

Më poshtë postimi patetik i Braçes:

“Shumë mesazhe dhe shumë komente edhe dje pas statusit për qëndrimet e mia. Një gjë duhet t’jua them: unë kam qenë socialist, jam socialist dhe mbetem socialist. Kjo nuk do të thotë që kam mbyllur sytë, kam mbyllur gojën dhe thjesht kam ngritur dorën. Jo, nuk e bëj dot këtë. Kështu që po kaloj te e dyta gjë. Reagim kundër agjendave, agjendave primitive dhe agjendave të rrezikshme. Po mundohem që sot, nesër e në vijim t’ju kthej përgjigje një nga një. E para është agjenda politike.

Agjenda politike është evidente, shumë e qartë dhe nuk ka lidhje me politikat, por është agjendë e mirëfilltë politike. Jo vetëm për shkak të asaj që tashmë është e dukshme, prezencës së partive politike në protestë, madje prezencës së partive politike në krye të protestës. Kandidatët për deputetë të partive të vogla, të cilët as s’i njohu kush në fushatën elektorale, as s’i dëgjoi kush, as s’i votoi kush në fund fare, janë mu aty dhe tani flasin si organizatorë të protestës.

Ajo që dëgjova është dorëheqje e kryeministrit, dorëheqje e qeverisë, por jo vetëm kaq, edhe rrëzim të mazhorancave legjitime të krijuara me votë. Delegjitimim i procesit zgjedhor. Delegjitimim të një procesi zgjedhor të njohur botërisht dhe të certifikuar si të tillë. Delegjitimim që pastaj do të vijojë sërish për çdo palë zgjedhje. Kjo historia që ti do japësh dorëheqje, ti nuk je më mazhorancë sepse njerëzit janë në shesh. Ti ikën dhe sheshi zgjedh 101 njerëz, përfaqësues të sheshit, që zgjedhin ministra të një qeverie që duhet të jetë teknike, që në harkun e një viti nuk duhet të bëjë asgjë sipas tyre, por që duhet ta votoj unë në Parlament, edhe pse i delegjitimuar nga sheshi, jo nga ligji, jo nga Kushtetuta, pra duhet ta votoj unë, nuk ecën. Do të përsëritet e do të përsëritet dhe vendi do të kalojë jo vetëm në cenim të stabilitetit, por mbi të gjitha në kaos.

Dhe mos harroni, ky vend është duke negociuar me BE-në për të mbyllur kapitujt e anëtarësimit, ku i pari është kapitulli i themeloreve, ku hyn brenda gjithçka që po kërkohet të delegjitimohet përmes asaj skeme: sheshi, 101 dhe në fund bëjnë zgjedhje të reja që mund të kontestohen prapë. Ne kemi probleme edhe me zgjedhjet, edhe me demokracinë dhe i kemi vënë në dukje partnerëve me të cilët po negociojmë, por kjo përmbysje totale, jo e sistemit, por e rregullave demokratike në vend, patjetër që sjell kaos. Kjo është një agjendë jo vetëm primitive, por edhe e rrezikshme”, u shpreh Braçe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco