Përgjimi/ Gazetari i Bolinos tregon çmimet e gjobave, nga eurot te apartamentet

13:49, 23/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari gjobaxhi i Karlo Bolinos, Adriatik Doçi duket se është ‘rrëfyer’ mirë te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.

Pas dy audiopërgjimeve të publikuara, vjen dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi i Bolinos, Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.

Gjithashtu Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.

Pjesa e tretë e audiopërgjimit:

Doçi: Pastaj me një gjyqtar që ka marrë lek për një çështje që ka liruar një trafikant droge 2 vite para dënimit, çfarë fitova unë që bëri ai më shumë burg, nuk kam ndonjë kënaqësi, ai do dali një ditë.

Sigurisht që ti do bësh dhe marrëveshje biznesi, me bizneset unë bëj për shembull në formë reklame, për shembull unë kam reklama deri në 2 mijë euro në muaj.

Me një biznes, kam reklama 1 mijë euro në muaj, 2 mijë euro, 1500, 300 varet. Ai thotë do lidhim një kontratë. Nuk është se po bëj ndonjë gjë, kot letër është, firmos letrën, kalojnë lekët në llogari.

Pastaj varion, varet se si, unë kam dëgjuar që me këta shkon 10, 20, 5, 8 mijë euro, varet nga personi.

Me këta të drogës shkon mbi 10. Po nuk është gjithmonë e kollajtë, nuk ndodh njëlloj në të gjitha rastet, në shumicën e rasteve vijnë miq të përbashkët, njerëz, pastaj ka lloj-lloj raportesh.

Pastaj thotë, më ndihmo dhe unë do të jap një shtëpi me çmim reference, bën shtëpia 100 mijë euro, unë do ta jap me 50.

Nëse ti ke një lloj relate, si janë bërë një pjesë gazetarësh me vila, unë nuk hyj tek ato, që të kem vila, kam shtëpi normale, por jo vilë që bën 400-500 mijë euro, se do punë të mirë me e mbajt.

Besoj të kam dhënë shumë informacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco