VIDEO/ SKANDALI/ Gazetari gjobëvënës i Karlo Bolinos: Më përulen ministra, deputetë dhe drejtorë

11:57, 23/03/2023
A+ Aa A-

Pas publikimit të audiopërgjimit të parë të gazetarit të Karlo Bolinos, Adriatik Doçi, i cili tregonte se si vendoste gjoba ndaj biznesit dhe politikanëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama, ka kërcënuar dhe sharë gazetarët e PublikTV.Live.

Redaksia e PublikTV.Live ka publikuar edhe pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon. 

Pjesa e dytë e audiopërgjimit:

Doçi: E kështu kështu funksionon kjo bota e mediave dhe unë befas fillova të kuptoj që kisha një pushtet shumë të fortë.

Një pushtet që të ndihmon të përulen dekanë, pedagogë, drejtorë, ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë.

Pse? Vetëm nga informacioni që ke. Biznes...Deri tek kryeministri.

Gazetarja: Duhen të sakta të gjitha informacionet?

Doçi: S’ka rëndësi, të kesh vetëm një gjë të saktë dhe ti krijon perceptimin.

Gazetarja: I përpunon vetë?

Doçi: Po i përpunon vetë. Unë nxora dje një që çonte punësime në Gjermani. Kush nuk më ka hyrë dje mik për t’ja hequr shkrimin. Unë nuk hyj fare në marrëveshje me atë sepse ai është mashtrues. Jo çdo gjë që bën ti bëj marrëveshje unë se s’ka kuptim pastaj.

Ornela Jaupi dhe Ylli janë dy mashtruesat e punësimit. Ky tani ka hap kompani dhe janë dy vajza por këto s’kanë lidhje, ky është kryesori, del me sheikë, kytani ça s’ka bërë, ia kam rrënuar imazhin, futen njerëzit në Google dhe del foto e këtij. Ky çfarë nuk ka bërë që t’ja heq shkrimin. Unë as nuk e njihja, jam juriste te Ora News, ma hiq të lutem, mos harro këto që folëm bashkë, shihi kur të mundesh. Ka çuar link. Më tha po shikoj artikullin.

E shikon çfarë ndërhyrjesh më bëjnë apo jo? Ja çfarë përgjigje i kthej. Po ta kishe vlla dhe kunat do të ndihmoja. Le kështu ndërhyrje të tjera.

Kisha një dosje njëherë ishte një kryetar gjykate në Elbasan edhe prokuroria ndiqte një grup që shiste drogë, kokainë. Ata ishin shumë të fuqishëm. I kishin lekët me valixhe, ata e kishin korruptuar këtë gjyqtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i vertete23/03/2023 13:01

Pas rrezimit te ketij regjimi narko-kriminal dhe mafioz, Shqiperia dhe shoqeria shqiptare ka nje nevoje imediate teper, teper urgjente per nje pastrim te thelle nga plehrat, fekalet, qelbesirat dhe ndyresirat ne te gjitha elementet e sistemit shoqeror, mediatik, ligjor dhe politik. Ky vend ka nevoje per nje pastrim dhe incenerim te thelle ne te gjitha nivelet e sistemit politiko-shoqeror shqiptar. Ka nevoje per nje dizinfektim te ketij qelbesirlleku komunisto-mafioz shqiptar dhe nje sherim te shpejte te shoqerise se kancerizuar shqiptare!!!! O sot, o kurre!! Ndryshe Shqiperine e humbem pergjithmone!!!

hola estoy Cimi 23/03/2023 12:28

Artikulimi i shqipes qe ka ky "gazetar" eshte turp ta quash te tille dmth ....

Shto koment

Denonco