10 mln dollarë më shumë të ardhura nga rritja me 44% e çmimit të ujit, por Tirana s’ka 24 orë ujë

10 mln dollarë më shumë të ardhura nga rritja me 44% e çmimit të ujit, por Tirana s’ka 24 orë ujë

15:10, 23/03/2023
A+ Aa A-

Sivi Bardhi, zëdhënësja e kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçit, ka denoncuar bashkinë se ka arkëtuar 10 milionë dollarë më shumë nga rritja me 44% e çmimit të ujit dhe sërish kryeqyteti nuk ka 24 orë ujë.

DEKLARATË E ZËDHËSES SË OPOZITËS PËR BASHKINË E TIRANËS, SILVI BARDHI

Pak ditë më parë kryetari në ikje i Bashkisë Tiranë mbajti një ligjëratë të gjatë për çmimin e ujit në Tiranë.

Në vitin 2015 Erion Veliaj premtoi se nuk do të rrisë çmimin e ujit.

Por, në nëntor të vitit 2017 Erion Veliaj i kërkoi Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit me argumentimin se duhet të shëndoshte Ujësjellës – Kanalizime SH.A.

Enti Rregullator i Energjisë miratoi rritjen me 44% të çmimit të ujit si për abonentët familjarë ashtu edhe për bizneset.

Të nderuar qytetarë çmimi i ujit nga 45 lek u bë 65 lek dhe çmimi për biznesin u rrit nga 135 lek në 190 lek.

Pra, jo vetëm fatura në shtëpinë tuaj u rrit, por njëkohësisht çmimi i bukës, kafes, çajit, ushqimeve bazë u rritën.

Dhe jo pak, por 44%.

Kryetari në ikje premtoi ujë 24 orë.

Ku jemi sot?

Vetë Enti Rregullator i Ujit, e ka pranuar jo më larg se vjet në raportin e vetë zyrtar se “Ne nuk kemi ujë 24 orë”.

Edhe pse Bashkia ka marrë 10 milionë dollarë më shumë çdo vit të ardhura nga rritja e çmimit të ujit, Tirana nuk ka 24 orë ujë.

Ku kanë shkuar paratë?

Për këtë do të flasim ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco