Pse vizita e Ramës në Britani do rëndojë pozitat e emigrantëve shqiptarë

Pse vizita e Ramës në Britani do rëndojë pozitat e emigrantëve shqiptarë

12:19, 23/03/2023
A+ Aa A-

Asnjëherë Rama nuk ka mbrojtur hallexhinjtë që u turren skafeve në veri të Francës për të ikur në Britani. Në të gjithë reagimet e tij ai i është referuar vetëm frazës që ata nuk janë kriminele dhe nuk duhet të trajtohen si të tillë. Asnjëherë britanikët nuk kanë bërë një përqasje “kriminale” për shqiptarët të cilët tashmë janë një komunitet i konsoliduar në shumë zona të këtij shteti. Por Ramës kështu i intereson. Mbron më kollaj kriminelët. 

Por vajtja atje e Ramës në Britani, si “menaxher” i krizës së La Manshit do ti rëndojë edhe më shumë emigrantët. Kreu i qeverisë shqiptare do të mundohet që të heqë përgjegjësinë nga vetja për këtë fluks të madh emigrantësh shqiptarë në La Mansh dhe “fajtori” individual do të jetë ai emigranti që edhe ka paguar edhe ka rrezikuar jetën me gomone që të kapë parajsën britanike.

Rama do të jetë i gatshëm të nënshkruajë çdo lloj marrëveshje me britanikët vetëm mos ti përmendet korrupsioni galopant e mos o zot, raporti i fundit i DASH për të vërtetat e frikshme të korrupsionit në Shqipëri. Ecejaket e Ramës me çantën e pikturave duke hapur ekspozita duhet ta kuptojmë thjesht si një mohim për kreun e qeverisë si një interlokutor i besueshëm për perëndimin. Sa here që gjendet në krizë në arenën ndërkombëtare ai çel ekspozita ku të mundet.

Tani vizitën në Britani ai do ta shfrytëzojë si një tabelë qitje ndaj perëndimit që e “akuzon në mënyrë të padrejtë” për mungesën demokracisë në vend dhe do dalë hapur si atëherë me hartën e trojeve shqiptare duke u munduar te bindë evropianet për copëtimin e Kosovës.

Emigrantët shqiptarë edhe mund të reagonin ndaj vizitës ë tij. Pasi ky është shkaku që gjenden rrugëve të botës. Dhe ky do të jete pasoja që rrugët e botës për ta do të zgjaten deri në Ruanda./E.I/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco