Shehu: Sulmi i Ramës ndaj mediave tregojnë frikën se po i lëkunden këmbët pas raportit të DASH

Shehu: Sulmi i Ramës ndaj mediave tregojnë frikën se po i lëkunden këmbët pas raportit të DASH

09:44, 23/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit në 'Kafe Shqeto' ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu.

Shehu është shprehur se veprimi i qeverisë me prishjen dhe sekuestrimin e godinave të medias ‘News 24’ në vend janë shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive bazë që ngrihet demokracia në një vend të lirë dhe me synim BE-në dhe perëndimin.

Kjo që po ndodh në Shqipëri është shkelja e rëndë e të drejtave, lirive dhe dinjitetit njerëzor në vend.

Vendimet që sollën dhe rezultatin e djeshëm tregon që Shqipëria nuk është në rrugën e demokratizimit, europianizimit por kemi një zhvendosje të demokracisë drejtë autokracisë.

Këto pamje që po shohim janë të ngjashme me linjat e vitit 1945, dhe duhet që ti shqetësojnë të gjithë pasi ata që e garantojnë demokracinë në vend janë shqiptarët dhe duhet një reagim për këtë.

Kjo që bëri Rama dje ishte një përqeshje e raportit të DASH i cili pikërisht për një element të tillë e ka kritikuar rëndë kryeministrin shqiptar. Ai kërkoi të tregojë jo vetëm arrogancë por edhe se rruga e Shqipërisë nuk është drejtë perëndimit, gjë që kjo nuk do të tolerohet nga shqiptarët dhe do ti japin ndëshkimin e merituar.

Ata që tremben bëjnë reagime të tilla për të fshehur frikën e tyre dhe ndjenjën që kanë se po i lëkunden këmbët. Duhet sensibilizuar opinioni publik i shqiptarëve se mbrojtja e pronës, lirisë dhe të drejtat e janë të shenjta dhe nuk duhet të shkelen nga askush për askënd.

Ambasada duhet të reagojë për këtë skandal në vend sepse është linjë që e ka përcaktuar dhe raporti i DASH në lidhje me prishjet dhe goditja e mediave të lira."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco