Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Brisida Shehaj: Raporti i DASH faktoi vjedhjen me inceneratorët, pyetjet e Këlliçit sollën një 'heshtje vdekje' te PS

18:38, 21/03/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin "Taske Force" me Sonila Meçon në Syri Tv për të diskutuar raportin e DASH ku u faktua dhe vjedhja me inceneratorët ishte Brisilda Shehaj.

Shehaj është një ata që ka denoncuar me fakte dhe prova të gjithë këtë skemë të madhe grabitje, ku si pasojë ka çuar pas hekurash shumë nga zyrtarët më të lartë socialistë.

Doja të saktësoja diçka, DASH nuk e përmend korrupsionin e inceneratorëve të plotë për këtë skandal pasi ka saktësuar vetëm rreth 230 milionë euro, pasi mesa duket raportet nuk ja dërgn si duhet raportet ambasada.  Nuk është e pranueshme që DASH të thotë se u desh kjo rrjedhje e informacionit që të publikohej skandali pasi ne e kemi denoncuar me fakte dhe prova duke përmendur dhe emrat por mesa duket jemi njerëz jo të preferuar për ambasadën dhe nuk mëremi si burim.

Lajmi për Ahmetajn sot është i vjetër dhe jo lajm i ri dhe nuk kemi një kërkesë të faktuar mbi kërkesën për heqjen e imunitetit për ish ministrin.

Lajmi i Ahmetajt sot është hedhur për të mbuluar raportin e DASH ku saktësohej dhe vjedhja e Iinceneratorëve.

Fjala e Belindit në parlament solli një “heshtje vdekje” në krahun e majtë kur ai bëri dy pyetjet, e para ç’punë ka Klodian Zoto me inceneratorin e Tiranës dhe në vitin e 2021 çfarë fushate kishim ne që media e Bolinos kërkonte para"- tha ndër të tjera Brisilda Shehaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco