Zgjedhjet Lokale/ Në parlament do të ketë prurje të reja, ja deputetët që ikin

Zgjedhjet Lokale/ Në parlament do të ketë prurje të reja, ja deputetët që ikin

17:27, 21/03/2023
A+ Aa A-

Pesë deputetë do të dorëzojnë mandatin brenda kësaj jave, në mënyrë që të hënën të mund të regjistrohen si kandidatë për kryetarë bashkie pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Socialiste do të sakrifikojë vetëm dy ligjvënës për të provuar fitore lokale në Shkodër dhe në Gramsh.

Rriskun më të madh e ka marrë Benet Beci i cili po ngulmon të fitojë një bashki të cilën socialistët nuk e kanë fituar kurrë. Por largimi i tij risjell në skenë Ilir Beqajn. Ai do të marrë një biletë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’u rikthyer në Kuvend, sepse është kandidati i 4-t më i votuar. Ky rezultat e la jashtë parlamentit në vitin 2021, ku Beqaj u bë i vetmi drejtues politik qarku i PS-së që nuk siguroi dot karrigen e tij.

As tani, nuk është e sigurt nëse ish-ministri do të rifutet në parlament. Në qarqet politike po diskutohet se një tjetër kandidat e aspiron mandatin, dhe ai është Kabir Fishta. Që djali i biznesmenit të zonës të hyjë në parlament, duhet të mandatin ta refuzojë, jo vetëm Beqaj, por edhe pasuesi Frrok Gjini.

Në qarkun Shkodër do të ketë ndryshime deputetësh edhe nga Partia Demokratike.

Sali Berisha ka konfirmuar kandidimin e Zef Hilës për Vaun e Dejës, duke i siguruar një mandat Ludovik Hasanit, teksa Bardh Spahia do ta refuzojë mundësinë për tu ribërë deputet, në përpjekje për të mbajtur bashkinë.

Grupi i Alibeajt mund të kandidojë në Malësi të Madhe deputetin Ramadan Lika, gjë e cila ende nuk është konfirmuar, por nëse ndodh, kjo do të rikthente në Parlament Izmira Ulqinakun.

Në Elbasan, PS do të ketë deputet të ri Shkëlqim Bullarin, i cili zë vendin e Besjan Ajazit që do të garojë për Gramshin.

Vendi i Luciano Bocit që për llogari të Partisë Demokraike garon në Elbasan, do ta zërë Qani Xhafa.

LËVIZJA E DEPUTETËVE

PARTIA SOCIALISTE

Benet Beci            Ilir Beqaj

Besjan Ajazi          Shkëlqim Bullari

Partia Demokratike

Luçiano Boçi         Qani Xhafa

Belind Këlliçi        Asllan Dogjani

Zef Hila                Ludovik Hasani

Grupi Alibeaj

Ramadan Lika       Izmira Ulqinaku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco