Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ I dërguari i SHBA-ve për BP, Escobar: Më shumë punë kundër korrupsionit

17:25, 20/03/2023
A+ Aa A-

I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kërkoi më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionin. Deklaratat e Escobar u bënë gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, ku theksoi se Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira. 

Nga SYRI TV

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë, sa I takon luftës kundër korrupsionit. Deklaratat e zyrtarit të lartë të SHBA-së,  u bënë gjatë një  takimi online me gazetarët. 

‘Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe dua të shikoj më shumë progres në rajon. Në Shqipëri ka pasur shumë progres për të gjetur mënyra për të dënuar korrupsionin. Dua që të shikoj më shumë intensifikim në këtë drejtim’, u shpreh i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera, i dërguari foli edhe për takimin e Ohrit, Mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuccicc duke thënë se Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

‘Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të facilitojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit’, tha Escobar.

I pyetur nga gazetarët për zgjedhjet lokale të 14 majit, i dërguar i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor tha se nuk ka shumë informacion për këto zgjedhje, por theksoi se Shqipëria duhet të mbajë zgjedhje të lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco