Berisha: Qytetarët të ndërgjegjësohen që nuk votohet për hajdutët! Të gjithë bashkiakët e PS janë për burg

Berisha: Qytetarët të ndërgjegjësohen që nuk votohet për hajdutët! Të gjithë bashkiakët e PS janë për burg

12:07, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha deklaroi në takimin me drejtuesit e degëve të PD në Tiranë, se të gjithë bashkiakët e PS-së janë për burg.

“Edi Rama, ju e shihni, duke filluar nga ai vetë, duke përfunduar te çdo kryebashkiak i tij, për shkak të firmave me të cilat kanë vjedhur, janë të përshtatshëm për hekura.

Është 10 herë më i inkriminuar Rama se narkotrafikanti i Bulqizës, që duhej arrestuar katër vite më parë, por ai nuk ka vjedhur as 1 të qindtën e vjedhjeve të Edi Ramës. Për këtë, duhet ta kenë të qartë çdo shqiptar.

Pra kemi me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi apo ky i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë bashkiakët e PS, sepse kanë ndjekur shembullin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt, me radhë.

Duhet të bëjmë gjithçka që qytetarët shqiptarë të ndërgjegjësohen që nuk votohet ai që të vjedh. Se vota për hajdutin është votë për mjerimin tënd, është votë për shkatërrimin e vendit.

Por si realizohet kjo? E keni në dorë ju. Kjo kërkon një mobilizim total të anëtarësisë dhe mbështetësve tanë. Harrojini ekranet, le që i ka mbyllur qeveria, por ekranet janë të akullta, janë të ftohta, janë me distancë nga qytetarët.

Shtrëngimi i duarve, bisedat, kjo është mënyra për të bërë gjithçka që të ndërgjegjësojmë çdo qytetar se hajdutët nuk votohen. Nëse voton hajdutët, e shtyve këtë vend, këtë rrokullisje, që në Shqipëri të mos mbetet askush përveç tyre. 

Ka një rëndësi kapitale kjo. Ju keni këtu pothuajse një të tretën e popullsisë. Anëtarët tanë, mbështetësit tanë duhet të kenë një plan ditor sa njerëz do takojnë çdo ditë. Nuk ka nevojë sot të shtojmë asgjë, ajo që mund të quhet propagandë, sot është një realitet absolut. 

Në Tiranë kemi një njeri, paraqesim një qytetar të vërtetë të këtij qyteti. Një demokrat, një qytetar të virtytshëm, të shkolluar, që e do qytetin, i do qytetarët. Ka përballë fallsin më të madh, nuk ka njeri më falls se Erion Veliaj. Fallsi është mashtrim.

Njeriu që paraqitet falls në çdo gjë, ai ka mungesë totale respekti për qytetarët. Një njeri që vjedh, vetëm taksa antikushtetuese e arsimit ka arritur në 42 milionë euro. Me atë taksë, ai ndërton shkolla 6 milionë euro,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco