Ilir Meta në Shkodër dhe Kurbin, nxit kandidatët e PL për fitore më 14 Maj

Ilir Meta në Shkodër dhe Kurbin, nxit kandidatët e PL për fitore më 14 Maj

11:45, 18/03/2023
A+ Aa A-

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, ka nisur këtë fundjavë një seri takimesh me të zgjedhurit e PL për këshilltarë bashkiakë në zgjedhjet e 14 Majit. Me një foto të publikuar në Fb, Ilir Meta tregon se ndodhet në Shkodër  “me kandidatet dhe kandidatët e mrekullueshëm të Partisë të Lirisë për Shkodrën”.

“Zëri i rinisë shkodrane do të dëgjohet si asnjëherë në këshillat bashkiake më 14 Maj, - ka nënvizuar Meta. - Për Shkodrën që u përket të rinjve! Bashkë fitojmë! “përfundon mesazhi i tij. 

Më herët, Meta është takuar me Dedë Ndrecën, të zgjedhurin nga PL për të drejtuar Këshillin bashkiak të Kurbinit. “Kur dita nis me Dedë Ndrecën! Bashkë fitojmë Kurbinin!" ka shkruar Meta në foton e të dyve.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco