SYRI TV/ Shtohen 'radhët' e kryebashkiakëve socialistë në dyert e SPAK

20:53, 17/03/2023
A+ Aa A-

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, një tjetër kryebashkiak socialist ka përfunduar sot në dyert e SPAK. Pas 7 kallëzimeve të bëra, sot është paraqitur para prokurorëve për tu marrë në pyetje, kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Pas daljes nga SPAK, ai nuk dha shumë detaje, por paraqitjen e lidhi me kallëzimin e një qytetari që iu shemb banesa nga IMT në varësi të Bashkisë Krujë. Dje në SPAK është marrë në pyetje dhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Syri Tv

Një ditë pas arrestimit kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, dhe 10 zyrtarëve të tjerë të pushtetit vendor, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për rreth dy orë ka mbërritur një tjetër kryebashkiak socialist.

Artur Bushi që drejton pushtetin vendor në Krujë, është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, teksa në daljen e tij, refuzoi të jepte detaje për mediat.

Në një reagim të mëvonshëm, Bushi është sqaroi së është pyetur mbi një kallëzim të bërë nga një qytetar për shembjen e një objekti, për të cilin sipas kallëzuesit, Bashkia pretendonte se ishte pa leje.

Ndërkohë, Syri Televizion raportoi muaj më parë, se ndaj këtij kryebashkiaku, ka patur 7 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme.

Për 3 prej tyre është regjistruar procedimi penal, për 2 është vlerësuar që ato të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve dhe për dy kallëzime të tjera është vendosur mosfillim procedimi.

Listës së ish-kryebashkiakëve  apo drejtuesve actual të bashkive, që paraqiten në SPAK duke arritur në 3 të tillë, për një 24 orë, i shtohet edhe Vangjush Dako.

Të enjte bëjnë me dije burimet, ai ka qëndruar për rreth 4 orë në ambientet e Prokurorisë Speciale ku është pyetur për një çështje nën hetim.

Një nga kallëzimet e bërë ndaj tij është ai për një pallat 14 katësh, leja për të cilin ishte dhënë për 10 kate, duke shtuar 4 të tillë pa leje. Ndërkohë, ai është kallëzuar edhe për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Dako rezultoi edhe në përgjimet në kuadër të të ashtuquajturës “Dosja 339”, për shitblerjen e votës, por nuk iu komunikua akuzë zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco