Kurti dhe Osmani e shkarkuan me dyshime për lidhje serbe, Rama emëron në krye të SHISH

Kurti dhe Osmani e shkarkuan me dyshime për lidhje serbe, Rama emëron në krye të SHISH

15:23, 17/03/2023
A+ Aa A-

Edi Rama sot ka propozuar emrin e Vlora Hysenit, për drejtoreshë të SHISH. Edhe pse Rama shkruante sot se e kishte paraqitur si propozim për presidentin Bajram Begaj, ky duket si formalitet, pasi ajo është thuajse e emëruar në këtë detyrë.

Por e shkuara e Vlora Hysenit nuk është aq e pastër, sa e thotë Edi Rama.

Hyseni është shkarkuar nga detyra e saj që mbante në Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi ishte zv/drejtoreshë me kompetenca drejtori. Por katër muaj pas kësaj, ajo u largua nga detyra me firmë të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pasi u shkarkua në Kosovë, Rama e afroi Vlora Hysenin në postin e këshilltares për sigurinë. Pasi nuk i eci Ramës me këshilltarin e parë, Oljan Kanushi që e emëroi zv/ drejtor me kompetenca drejtori, këtë herë Rama ka vendosur që të propozojë një tjetër këshilltar të tij për postin e drejtoreshës së SHISH.

Në 30 qershor 2021 Vlora Hysenin u shkarkua nga pozicioni i zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ajo u shkarkua nga posti nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Zyrtarisht nuk u dha arsyeja, por pati spekulime në media për lidhje të Hysenit me serbët.

"Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruajë të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Ajo mbulonte marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë në AKI dhe njihet si njeri i Hashim Thaçit. Burimet thonë se si njeri i Thaçit, ajo e ka përdorur postin për të goditur njerëzit në opozitë.

Pas shkarkimit, Edi Rama e mori si këshilltare.

Kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj, gjatë periudhës sa ky institucion që mbledh dhe shpërndan informacione të rëndësishme për shtetin te kryeministri dhe presidenti kishte mbetur pa drejtor.

Ajo ishte në krye të këtij institucioni që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni nga informacionet e pakëta që dihen për të, paraqitet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë, marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Më herët ajo kishte qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco