Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

PD: Për krimin mjedisor ndaj Elbasanit, Gledian Llatja të dërgohet pas hekurave

PD: Për krimin mjedisor ndaj Elbasanit, Gledian Llatja të dërgohet pas hekurave

13:51, 17/03/2023
A+ Aa A-

Bashkia e Elbasanit, qyteti i inceneratorit miliona eurosh, po djeg male me mbeturina në brigjet e lumit duke shkaktuar një katastrofë të  shumëfishtë mjedisore me pasoja të rënda për qytetarët.

Partia Demokratike në Elbasan ka akuzuar kryebashkiakun Gledian Llatja, i cili për këtë krim që po i shkakton qytetit duhet të dërgohet në burg.

“Çdo ditë janë duke dalë në dritë fakte tronditëse të masakrës ekonomike dhe mjedisore që ka ndodhur në Elbasan me mbetjet, - tha Partia Demokratike. -  Pasi futën duart në xhepat e qytetarëve të Elbasanit dhe taksapaguesve shqiptarë duke shpenzuar më shumë se 30 milionë euro për një masiv hekuri që nuk ka kryer asnjë ditë incerim të mbetjeve,

Bashkia Elbasan i është rikthyer djegies së mbetjeve duke shkaktuar një krim mjedisor me pasoja fatale për jetën e banorëve të vendit.

Prej disa ditësh, dy prej mediave më serioze që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohemi këtu Zëri të Amerikës dhe Birn, kanë publikuar një investigim me të dhëna tronditëse sa i takon grumbullimit dhe djegies së mbetjve.

Me mbishkrimin Bashkia Elbasan, me targa të Bashkisë Elbasan këto automjete depozitojnë plehrat dhe më pas i djegin ato në një vend ku qytetarët e Elbasanit dhe qytetarët shqiptarë mendojnë se po kryet incerim i mbetjeve. Paguajnë që të bëhet incerim i mbetjeve. Në fakt incerim të mbetjeve nuk ka pasur asnjë ditë.

Sot një ministër dhe një deputet i Partisë Socialiste janë në burg për vjedhjen që kanë kryer me inceneratorin e Elbasanit.

I keni parë daljet publike për inceneratorin e Elbasanit të drejtuesit në largim të Bashkisë Elbasan? Sa herë është pyetur deklaronte se Inceneratori është në remont dhe do të vihet në punë shumë shpejt?!  Edhe sot që flasim inceneratori nuk është në punë dhe mbetjet digjen.

Me këtë krim ekonomik dhe mjedisor që po i shkakton qytetit të Elbasanit pas hekurave do të duhet të shkojë edhe drejtuesi i mbetur në detyrë edhe për 60 ditë i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë çdo faturë, çdo pagesë, çdo taksë të qytetarëve të Elbasanit që shkojnë për mbetjet duke çuar para përgjëgjësisë të gjithë abuzuesit.

Bashkia Elbasan do të duhet dhe do të çlirohet nga pengmarrësit që për 16 vite e kanë shfrytëzuar institucionin si hapësirë për të mbushur xhepat e tyre përmes abuzimit.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati i opozitës së Bashkuar, Luçiano Boçi do t’i rikthejnë dinjitetin dhe transparencën institucionit të Bashkisë Elbasan,” thuhet në fund të deklaratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco