'Secili ka diellin e tij'/ Berisha komenton finalen e sotme të Stresit në BBV Kosova

'Secili ka diellin e tij'/ Berisha komenton finalen e sotme të Stresit në BBV Kosova

13:23, 17/03/2023
A+ Aa A-

Gjatë intervistës së përjavshme me gazetarët në selinë blu, kreu i demokratëve Sali Berisha u pyet edhe për tema jashtë politikës, siç janë dy reality-show Big Brother në Kosovë dhe në Shqipëri, ku emri i kryedemokratit përdoret shpesh nga dy banorët, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Luiz Ejlli.

Pyetjes se a ka një urim për një prej banorëve që sot ka finalen në Big Brother Kosova, Stresin, Berisha përsëriti edhe njëherë se ‘ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive të tyre artistike, këngëtarë, shoë-man dhe do të jetë publiku ai që do t’i vlerësojë’ dhe se ai nuk do t’ja lejojë vetes si politikan të ndërhyjë.

Pyetje: Ju jeni aktiv dhe në TikTok ku emri juaj përdoret dhe adhurohet nga dy personazhe në dy reality show. Sot që është finalja në Kosovë, a keni ndonjë urim për një nga personazhet, Stresin?

Berisha: E them dhe e kam thënë. Nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive të tyre artistike, këngëtarë, show-man dhe do të jetë publiku ai që do t’i vlerësojë. Por unë i mbetetem asaj fjale që secili ka diellin e tij dhe unë si politikan nuk do t’ja lejoj vetes të ndërhyjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco