Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

KAFE SHQETO/ ' Vjosa Park Kombëtar', propaganda e Ramës përpara zgjedhjeve

13:01, 17/03/2023
A+ Aa A-

Disa ditë më parë qeveria shqiptare vendosi ta shpallë lumin Vjosa si Park Kombëtar të kategorisë së Dytë dhe gjithë sipërfaqja e këtij lumi, bashkë me tre degëzimet e lumit, Drino, Bënç, Shushicës konsiderohen zona të mbrojtura dhe në to do të ndalohet çdo veprimtari që dëmton ambientin. 

Vendim ky i cili tregon qartazi porgandën e kyeministrit Edi Rama në prag të zgjedhjeve, pasi edhe pse kishte muaj tërë që po flitej, dhe shumë figura të njohura i dolën në mbrojtje, nuk supozohej që të kishte ndryshime të tilla.

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit ishte përfaqësuesesja e ECO Albania, Besjana Guri e cila ka treguar se qeveria ende duhet të punojë fort për marrjen e vendimeve të rëndësishme sa i përket ndotjes së ketij Paku Kombëtar.

Diskutimi në studio:

Ola: Vjosa u shpall Park Kombëtar para pak ditësh ku në fakt nuk supozohej të kishte ndryshime të tilla? Çfarë ndryshoi nga debatet e disa muajve më parë deri në vendimin e djeshëm?

Besjana Guri: "Në fakt ka disa ditë më parë që ishte marrë nga qeveria një vendim për ta shpallë Park Kombëtar, vendim ky i shqyrtuar që në Qershorin që lamë pas ku u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Ky është rezultat i një punë të gjatë, gjati 10 vjeçare të partnerëve ndërkombëtar, dhe i një grupi të madh njerëzish për të ndërgjegjësuar publikun e gjerë si dhe qeverinë për ta marrë këtë vendim që ishte pak i vonuar, megjithëse jemi të lumtur që ja arritëm këtë dhe është një fitore e madhe për Vjosën dhe komunitetin.

Flavio: Përveç fitores, cilat janë aspektet e tjera që na duhet të kujdesemi për Vjosën?

Besjana Guri:  "Fillimisht duhet të sqarojmë se çfarë do të thotë Lumi i Egër. Lumi i Egër nuk bëhet fjalë për një lum të egër me kuptimin e parë të fjalës që ‘kafshon’, por është një lum i cili rrjedh në shtratin e tij i pandërprerë nga ndërhyrjet e njeriut, pra pa hidrocentrale.

Ndaj është quajtur i tillë, sepse në Europë të gjithë lumenjtë kanë të ndërtuar hidrocentrale, ndërsa Vjosa jo. Ndonëse në Vjosë në të vërtet ka edhe problematika të tjera si: ndotje, mbetje, gërryerja e shtatit të lumit, etj, këto janë problematika që patjetër të zgjidhen me këtë shpallje.

Duhet të jepet zgjidhje pasi nëse këto problematika qëndrojnë të pazgjidhura nuk do të kishim këtë rezultat që kemi sot. Nëse deri më sot ajo nuk kishte asnjë status mbrojtje këto problematika lihen në harresë ndërsa tani duhet të zgjidhen patjetër".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco