Kodi Rrugor, shoferëve të rinj nuk do u lejohen makinat me fuqi motorike të lartë

Kodi Rrugor, shoferëve të rinj nuk do u lejohen makinat me fuqi motorike të lartë

11:14, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje me anë të një postimi në Facebook ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor për sa i përket lejeve të drejtimit.

Në ndryshimet e miratuara mbrëmjen e djeshme, drejtuesve të mjeteve të drejtimit të kategorisë B, pra të makinave, nuk do u lejohet në dy vitet e para të lëshimit të patentës të drejtojnë mjete me fuqi më të madhe se 55 kw/ton, ndërkohë për makinat hibride elektrike ose Plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë për këta drejtues, do të jetë 65 kw/ton duke përfshirë këtu edhe peshën e baterisë.

Ndërkohë afatet e rinovimit të patentave të tipit AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE janë rritur nga 10 vite në 15 për të gjithë drejtuesit deri në 70 vjeç, ndërsa pas moshës 70 vjeç, konfirmimi i vlefshmërisë së patentës mund të bëhet vetëm pas dorëzimi të certifikatës mjekësore.

Gjithashtu sipas ndryshimeve të miratuara në Kodin Rrugor, qytetarët të cilëve u është anuluar leja e drejtimit shqiptare për shkak të konvertimit jashtë vendit, do mund ta rimarrin atë pa testim edhe nëse leja e drejtimit e huaj ka skaduar. Ata mund ta rimarrin patentën shqiptare duke e dorëzuar dhe duke hequr dorë vullnetarisht nga patenta e huaj.

Ndërkohë ka një rritje të moshës edhe për ushtrimin e profesionit të instruktorit të autoshkollës, e cila nga 65 që është aktualisht do të shkojë 70.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco