Paloka: KAS nuk e dha vendimin në interes të Alibashës, por të Ramës

Paloka: KAS nuk e dha vendimin në interes të Alibashës, por të Ramës

10:52, 17/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit skandaloz të KAS për të regjistruar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Në postimin e tij në Facebook, Paloka e ka quajtur ‘një vendim në interes të Ramës pasi alibashët dhe kryeministri kanë të njëjtin interes’.

POSTIMI I PLOTE

Nuk besoj se priste dikush një vendim tjeter nga KAS !

Ata nuk dhanë vendim në interes të Alibashës, dhanë vendimin në interes të Rames. Ne fund të fundit tanimë Alibashët dhe Rama kanë të njëjtin interes.

E kam thënë dhe herë tjetër që një nga dëshirat perverse të Ramës është që ata që ka marrë peng, t'i poshtërojë sa herë mundet e si të mundet. Këtë herë e kishin radhën “juristët” e KAS (se Alibashëve ia ka nxjerrë bojën me kohë). Jo “rilindasit” e KAS, po ata të tjerët .

Duhet të jetë disi e vështirë që pasi je perpjekur gjithë jetën të krijosh një profil si profesionist i zoti dhe njeri i ndershëm, papritur takon Ramën (“investitorin serioz”) dhe të gjithë shohin se në fakt edhe ti një “beqir” si ”beqirët” e tjerë je, vetëm se të mungonte “investitori serioz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco