Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për sistemin TIMS

Mediu: Opozita frymëzuese e proceseve të integrimit europian

Mediu: Opozita frymëzuese e proceseve të integrimit europian

14:00, 16/03/2023
A+ Aa A-

Deputeti republikan Fatmir Media nga foltorja e Kuvendit tha se procesi i integrimit europian duhet të marrë vëmendje maksimale.

Gjatë fjalës së tij Mediu tha se opozita ka qenë gjithmonë frymëzuese e proceseve të integrimit europian dhe se asnjëherë nuk ka hezituar t’i mbështesë këto procese.

“Parlamenti duhet të marrë një rol kryesor në procesin e integrimit dhe debati duhet të jetë i hapur. E djathta opozita ka qenë frymëzuese e proceseve të integrimit europian dhe asnjë herë nuk ka hezituar për t’i mbështetur këto procese.

Asnjëherë nuk është pari si proces i njëanshëm, por si një bashkëpunim i domosdoshëm. Një proces i rëndësishëm ndërkombëtar për t’u bërë sa më shpejt pjesë e BE”, tha ndër të tjera Mediu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco