Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Lajkat polifonike dhe batutat bajate kundër europianëve nuk e shpëtojnë Ramën nga 'dimri i vetmisë së madhe'

Lajkat polifonike dhe batutat bajate kundër europianëve nuk e shpëtojnë Ramën nga 'dimri i vetmisë së madhe'

15:36, 15/03/2023
A+ Aa A-

“Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë. Ti je burr që s’do reklama”,- është kënga e radhës që grupi polifonik i Tepelenës i ka kënduar Edi Ramës.

Grupi polifonik mbahet mend edhe për këngët që i thurte dikur ish-diktatorit Enver Hoxha, "Rrofsh sa mosha e kësaj toke".

Siç duket edhe nga gjuha e trupit kur dëgjon lebërit, Edi Rama, ashtu si Enveri dikur, nuk duket i bezdisur nga këto lajka bajate, përkundrazi.

Nuk ndihet i bezdisur sepse lavdet vijnë pikërisht në ditët e “dimrit të vetmisë së madhe” për të, njëjtë si për Enverin dikur.

Në periudhë izolimi e vetmie të pashembullt.

Dje revista prestigjoze britanike ‘The Spectator” hapej me kryetitull: ‘Shqipëria koka e gjarprit’ të trafikut të Europës, duhet të shtypet” dhe sot prestigjozja amerikane ‘Financial Times’ doli me: “McGonigal ndihmoi Ramën për të përndjekur rivalët politikë në Shqipëri”.

Përkundër verbërisë që buron nga zëri polifonik, Edi Ramës, i cili është një krijesë mediatike dhe reklamash, më shumë se kurrë i duhet sot reklamë, qoftë edhe bajate si kjo kënga polifonike që e barazon me Tërmet Peçin.

Ka nevojë për reklamën e grupit polifonik, sot, më shumë se kurrë, kur në mediat prestigjoze ndërkombëtare paraqitet si kryeministri i një narko-shteti.

Kërkon të marrë vëmendjen dhe merita që nuk i ka për Shpalljen e lumit Vjosa si Park Kombëtar.

Shpallja e Vjosës Park Kombëtar vjen si pasojë e alarmit në mediat perëndimore, sensibilizime të aktorëve me famë botërore, ndër ta Leonardo di Caprio, dhe shumë grupeve tepër ndikuese të shoqatave të mjedisit vendase dhe të huaja.

Dhe për të marrë këtë vëmendje, Rama e nisi fjalën e tij duke sulmuar europianët që i dolën në mbrojtje lumit Vjosa. Varfëria e metaforave të përdorura, tigri, macja shtëpiake etj e shpërfaqin qartë sëkëlldinë e kryeministrit.

Marton Dunai i FINANCIAL TIMES shkruan: “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është duke u zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së.”

Zëri polifonik është vërtet diçka e magjishme në vetvete, pavarësisht përmbajtjes, por s’ka magjistar në botë që mund të përmirësojë tashmë imazhin e këtij kryeministri.

Ky që bën tigrin kur është në pozita të favorshme, dhe qingjin kur është në pozita delikate e ka humbur busullën edhe në këtë drejtim.

Edhe më ashpër përshkruhet narko-shteti që drejtohet nga Edi Rama në revistën ‘The Spectator’. Mafia shqiptare cilësohet si nga më të rrezikshmet në Europë, largimi masiv i të rinjve të moshës 20-40 vjeç është gjithashtu një tjetër njollë e zezë mbi të.

Grupi Polifonik ndoshta nuk është mirë me anglishten dhe nuk e di kujt po i këndon, por ai që dëgjon këngën di shumë mirë anglisht dhe e di që ky servilizëm provincial nuk e ndihmon dot në këtë derxhe ku ka rënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco