Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Berisha flet për ‘Financial Times’: Sanksionimi im në SHBA erdhi vetëm nga fuqia lobuese e Edi Ramës

Berisha flet për ‘Financial Times’: Sanksionimi im në SHBA erdhi vetëm nga fuqia lobuese e Edi Ramës

09:35, 15/03/2023
A+ Aa A-

Një nga mediat më të rëndësishme në planet, ‘Financial Times’, publikoi të mërkurën një shkrim që ‘gropos’ kryeministrin Edi Rama.

Sipas gazetës së rëndësishme, Edi Rama është i zhytur në skandale.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është një nga liderët më properëndimorë në Ballkan, një ish-basketbollist dhe artist që erdhi në pushtet duke premtuar një goditje të pamëshirshme ndaj bandave kriminale.

Megjithatë, një dekadë më vonë, përpjekjet e Ramës për të përmbushur këtë premtim po bëhen gjithnjë e më të parëndësishme, teksa është zvarritur në disa skandale që kanë njollosur imazhin e tij brenda dhe jashtë vendit.

Rama është detyruar të mbrojë reformat që dyshohet se janë miqësore me pastruesit e parave, të shpjegojë se si bashkëpunëtorët e vjetër të qeverisë u përfshinë në hetimet e trafikut të drogës dhe të llogarisë rolin e tij në rrëzimin e një zyrtari të turpëruar të FBI-së,” thuhet në shkrim.

Ndërkohë, gazeta ka intervistuar kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha. Ai shprehet se edhe vendimi për shpalljen e tij non-grata vjen për shkak të lobimit të Edi Ramës.

“Udhëheqësi i opozitës Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër, pretendoi se futja e tij në listën e zezë nga SHBA në vitin 2021 ishte rezultat i kontakteve të dyshuara të Ramës me McGonigal,” shkruan FT.

“Vendimi i SHBA-së, tetë vjet pasi u largova nga pushteti... bazohet tërësisht në fuqinë lobuese të Edi Ramës”, tha Berisha për FT.

Por Financial Times nënvizon edhe lidhjet e ngushta të Edi Ramës me George Soros, emri i të cilit është lakuar nga opozita si personi që ka lobuar për shpalljen e Berishës si person non-grata.

“Personaliteti i dashur i Ramës i ka krijuar atij lidhje të mira me liderët, duke përfshirë liberalët dhe konservatorët nga lindja dhe perëndimi. Ai mori pjesë në dasmën e tretë të George Soros, si dhe në atë të një vajze të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan,” shkruan FT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco