Nuraj: Grupi 'Ali-Basha' po përdoret për herë të dytë për të penguar PD të regjistrohet në zgjedhje

Nuraj: Grupi 'Ali-Basha' po përdoret për herë të dytë për të penguar PD të regjistrohet në zgjedhje

08:40, 15/03/2023
A+ Aa A-

Z. Ledio Nuraj, përfaqësuesi ligjor i PD, e konsideron si lajm të keq, mosregjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe akuzon grupimin "Ali-Basha" se për herë të dytë po përdoret për të penguar regjistrimin e PD si subjekt zgjedhor.

I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Nuraj u pyet se si duhet cilësuar, lajm i mirë apo i keq, vendimi i KQZ për mosregjistrimin e grupimit të Alibeajt në zgjedhjet vendore lidhur me PD-në.

“Asnjëherë nuk mund të jetë një lajm i mirë në lidhje me mosregjistrimin e Partisë Demokratike,  - tha z. Nuraj, - as për ne, as për demokratët dhe as për të gjithë zgjedhësit shqiptarë që do të marrin pjesë në këto zgjedhje të 14 majit 2023, pasi në vetvete, sot me këtë vendim që kemi sot nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kemi një palë zgjedhje që do të bëhen pa opozitën. Është hera e dytë, ashtu siç e cilësuat dhe ju, që po bëhen zgjedhjet lokale pa opozitën.

Zgjedhësve shqiptarë iu është hequr alternativa ndryshe për të cilën mund të votonin në këto zgjedhje. Pavarësisht këtij vendimi, sot ose dje u përjashtua Partia Demokratike nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Ne si përfaqësues të Partisë Demokratike, unë si përfaqësues, kam çuar dokumentacionin për t’u regjistruar në këto zgjedhje të firmosur nga kryetari i saj.

Një set, bashkëlidhur dokumentesh, ashtu siç kërkohet nga ligji, nga neni 64 i Kodit Zgjedhor, ia kemi paraqitur Komisionerit në datën 5 mars, brenda afatit të paraqitur për regjistrimin e partive politike si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit 2023. Janë marrë në shqyrtim, nuk janë pranuar këto dokumente që kanë qenë të plota dhe në përputhje me ligjin, duke u përdorur si artific - ndërhyrja me kërkesë nga grupi Ali-Basha, të cilët për mendimin tim dhe në arsyetimin tim, është hera e dytë që përdoren për t’u penguar PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor dhe për të marrë pjesë në zgjedhje.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco