Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

'Nuk dorëzohem'/ Belind Këlliçi: Jam i përgatitur për t'i shkuar 'betejës' deri në fund!

00:32, 15/03/2023
A+ Aa A-

Belind Këlliçi e di se sfida të cilën ka marrë përsipër nuk është ndër më të lehtat për të. Përpara ka një sistem shumë kompleks, shumë të fuqishëm që ka bërë shumë para... Por Belindi duket se do të jetë rivali më pak i preferuar për establishmentin politiko-qeveritar në 14 maj. 

"Janë makineri paraje dhe propagande. Motivim i jashtëzakonshëm për t'u përballur me këtë makineri", u shpreh Belind Këlliçit në "A Show" me Adi Krastën, në Syri Tv ku ishte i ftuar së bashku me të fejuarën e tij Anna Shkreli. 

Ai tregon se asnjëherë nuk është dorëzuar përballë diçkaje dhe një nga tiparet që Anna vlerëson tek ai, rrëfen Belindi, është insistimi dhe vendosmëria. 

"Këmbëngulja ime për t'i shkuar betejave deri në fund Annën e ka impresionuar shpesh herë", shton ai.  

Premtimi i tij është se do t'i shojë betejës deri në fund pa kompromis, për t'u përballur me regjimin që është shndërruar në pengesa kryesore për qytetarët dhe jetën e tyre. 

"Në këtë pikë ku jemi sot, ku të rinjtë e shohin të pamundur mbijetesën, përballjen me këtë regjim, me sistemin që është ngritur që ta pamundëson jetesën në Tiranë, as mund ta çojnë një pjesë e të rinjve në mend që mund të përballen me makinerinë dhe ta mposhtin makinerinë, për mua ky është dhjetëfish motivim. Për të dhënë të paktën shembullin, modelin tim personal që unë kësaj beteje do t'i shkoj deri në fund pa asnjë kompromis, siç e thonë amerikanët dhe britanikët shpesh herë "The underdog", nuk e kam problem fare, për t'u përballur dhe për t'ia dalë deri në fund", thotë Këlliçi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco