Meta nis fushatën në Tiranë: ‘Fresku’ një qytet më vete, por pa infrastrukturë

Meta nis fushatën në Tiranë: ‘Fresku’ një qytet më vete, por pa infrastrukturë

14:46, 12/03/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fushatën në Tiranë.

I shoqëruar edhe nga kryesuesja e listës së PL-së për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, Silva Caka, Meta ka qenë në zonën e Freskut, ku ka parë nga afër infrastrukturën e dobët të kësaj zone, që siç e cilësoi ai, është një qytet brenda qytetit.

Reagimi i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Bashkë me znj. Silva Caka, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI vizituam sot zonën e njohur si “Fresku”.

Kjo lagje e re e Tiranës është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruktura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve.

Qytetarët që takova më treguan për problematikat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshin thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda.

Rrugë të ngushta e të shkatërruara, mungesa e kanalizimeve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësimi i situatës me ujin, që s'mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco