Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Apeli tentoi tjetërsimin e PD’/ Shehu: Vendimi i KQZ qesharak! Rama ka frikë nga beteja me Berishën

16:43, 10/03/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, deputeti i PD-së Tritan Shehu ka folur për rrugën e opozitës drejt zgjedhjeve të 14 majit.

Shehu e quajti vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Partisë Demokratike si një atentat ndaj demokracisë shqiptare, ndaj votës së lirë, për të goditur opozitën dhe për ti mohuar asaj të drejtën për të marrë pjesë në votime dhe duke privuar shumicën e elektoratit shqiptar nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Sipas Shehut, edhe KQZ ka marrë një vendim shumë të gabuar pasi duhet të regjistronte PD-në e vërtetë me kryetar Sali Berishën pasi edhe nga ana ligjore i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë.

Shehu theksoi se KQZ nuk e regjistroi PD-në e vërtetë me kryetar Berishën, edhe Celibashi është nën presionin e Ramës dhe këtij regjimi për të tjetërsuar këto zgjedhje pa filluar akoma.

Shehu: Jemi përballë një komploti, një atentati ndaj demokracisë shqiptare, ndaj votës së lirë, për të goditur opozitën dhe për ti mohuar asaj të drejtën për të marrë pjesë në votime, për të qënë ajo që është në votime dhe për të privuar shumicën e elektoratit shqiptar nga pjesëmarrja në votime.

Kjo është një histori e vjetër por arriti pikën maksimale me gjyqin e Apelit ndaj PD kur u tentua të tjetërsohej PD dhe të krijohej një opozitë artificiale nga Rama dhe patericat e tij për ta pasur në shërbim të regjimit.

Edhe KQZ ka marrë një vendim shumë të gabuar pasi duhet të regjistronte PD-në e vërtetë me kryetar Sali Berishën pasi edhe nga ana ligjore i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Nuk e bëri pasi edhe ai është nën presionin e Ramës dhe këtij regjimi për të tjetërsuar këto zgjedhje pa filluar akoma.

Ajo që ndodhi në KQZ tregon dhe anën qesharake dhe tragjike se ku janë katandisur ata që janë në paterica të Ramës. Një kryetar jep dorëheqjen para një viti dhe akoma ngel kryetar. Një kryetar i dorëhequr bën një autorizim për një tjetër për ta emëruar pasha.

Dhe padyshim është çuar një dosje paçavure në KQZ që ka firmosur ai që nuk është për dikë që nuk mund të jetë.

Kjo tregon frikën që ka Rama nga beteja e vërtetë elektorale e PD-së së vërtetë që ka kryetar Berishën.

Ne kemi vendosur si PD që do marrim pjesë në procesin zgjedhor.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco