Çoroditet grupi i Alibeajt, njëri kundër tjetrit

Çoroditet grupi i Alibeajt, njëri kundër tjetrit

15:01, 09/03/2023
A+ Aa A-

Vendimi i KQZ duke kërkuar dokumente shtesë ligjore për të regjistruar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet lokale të 14 majit, ka çoroditur grupin e deputetëve të kontrolluar prej tij. 

Deputeti Flamur Hoxha, i ftuar në një studio televizive ka deklaruar se grupi i tyre do të plotësojë dokumentat që mungojnë dhe u kërkuan nga KQZ për ta regjistruar në zgjedhjet e 14 majit.

Është procedurë që nuk ka shumë rëndësi (ajo e KQZ), pasi PD do shkojë në zgjedhje. Në dy ditët në vijim do krijohet mundësia që të krijohen kushtet për t’u regjistruar. Këto gjera duhet të kapërcehen. Gjithçka që është bërë, është bërë live. Nuk ka koment zyrtar për dorëheqjen e Bashës’, u shpreh Hoxha.

Ndërkohë deputeti Gazment Bardhi ka dalë kundër kësaj kërkese të KQZ-së, duke deklaruar se e kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe nuk do të plotësojë dhe dërgojë dokumenta të tjera.

Postimi i Gazment Bardhit në Twitter:

🇦🇱✌️PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco