SYRI TV/ Tërmeti si pretekst, Veliaj e Rama parashikojnë shembje për kulla

12:36, 09/03/2023
A+ Aa A-

Siguria nga tërmetet është preteksti, por shkaku kryesor i projektvendimit për auditimin e ndërtesave është ndërtimi i kullave. Bashkia e Tiranës ka parashikuar në Planin e Përgjithshëm Vendor të vitit 2016, shembjen e objekteve të vjetra dhe në truallin e tyre ndërtimin e kullave. Madje, në planin e zhvillimit parashikohet edhe forma e ndërtimeve, që do të jetë ajo e Partneritetit Publik Privat

SYRI TV

Projektvendimi i qeverisë për auditimin e ndërtesave mbi 50 vjet, ka si pretekst sigurinë nga tërmetet, por shkaku real duket se është nevoja për hapjen e shesheve të reja të ndërtimit. Ndonëse qeveria ka mohuar se do të ketë shembje të këtyre objekteve, në fakt gjithçka është e programuar dhe jo rastësore. Në Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë, hartuar në vitin 2016 dhe miratuar një vit më pas, është parashikuar shembja e objekteve të vjetra dhe më pas ndërtimi i kullave apo komplekseve të reja.

Në një nga pikat e këtij plani, ku parashikohet zhvillimi urban ‘Tirana 2030’, sipas planit të arkitektit Stefano Boeri, thuhet se:

“Ndërhyrja parashikon prishjen e godinave ekzistuese dhe ndërtimin e godinave të reja me sipërfaqe të ndryshme nga ato ekzistuese. Ndërhyrja ka për qëllim përmirësimin e vendosjes në një hapësirë mjedisore të godinës dhe rikualifikimin e imazhit tërësor. Zgjedhja e materialeve dhe detajeve të jashtme do të jetë koherente me karakteret e përqendrimeve historike. Sipas rregullit, parkimet do të realizohet në pjesën nëntokësore”.

Pra, duket se gjithçka ka qenë e planifikuar më herët. Por ajo që përforcon këtë, është edhe fakti se projektvendimi për auditimin e banesave, u publikua pas raportit të INSTAT se në Tiranë janë duke përfunduar sheshet e ndërtimit, pasi në pak vite janë dhënë 1.8 milionë metra katrorë leje ndërtimi.

Dhe siç dihet tashmë, duket se synimi i vërtet i auditimit të banesave nuk është siguria e qytetarëve, por marrja e pronës së tyre për t`i hapur rrugë ndërtimit të kullave, ku një ndër format e parashikuara është ajo e Partneritetit Publik Privat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

?09/03/2023 14:36

Problemi është se këta shëmbin pallate, lënë miletin rrugëve e ndërtojnë kulla, por çmimet e apartamenteve vetëm rriten në vwnd që të ulen. Janë të paktën 30000 banasa stok që as shiten e aa jepen me qera. Pse?

Shto koment

Denonco