Lajmi i fundit

Dhuna ndaj protestuesve/ Policia e pushtetit godet deputeten e PD-së Albana Vokshi

SYRI TV/ Raporti i Freedom House: Shqipëria, asnjë përmirësim ndër vite

12:22, 09/03/2023
A+ Aa A-

Liria në Shqipëri nuk ka njohur asnjë përmirësim. Për të disatin vit, raporti i Freedom House, evidenton se problem mbetet korrupsioni dhe ndërthurja e interesave financiare biznes-politikë-media. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova vijon të njohë rritje të vazhdueshme

SYRI TV

Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit renditen në vendet pjesërisht të lira. Prej vitesh vendi ynë nuk shënon asnjë përmirësim, kjo e konstatuar edhe në raportin më të fundit të Freedom House.

Shqipëria për këtë vit vlerësohet me 67 pikë, ku në raport theksohet se Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese, por situata politike mbetet e polarizuar. Problem mbetet korrupsioni dhe ndërlidhja e këtyre elementeve negativë me politikën, biznesin e median.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze, pavarësisht përpjekjeve të fundit të qeverisë për t'i trajtuar ato, dhe ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e organeve realisht të pavarura të lajmeve”.

Por ndryshe nga Shqipëria, Kosova përgjatë vitit 2022 ka bërë përmirësime në fushën e lirisë. Raporti i Freedom House e ka vlerësuar me 60 pikë, 4 pikë më shumë në krahasim me një vit më parë. Ndër arsyet e përmirësimit ishin të drejtat politike dhe se rrjetet klienteliste kanë më pak ndikim në qeverinë aktuale. 

“Kosova mban zgjedhje të besueshme dhe relativisht të administruara mirë, por institucionet e saj mbeten të dobëta dhe korrupsioni i shfrenuar ka shkaktuar mosbesim të thellë publik ndaj qeverisë”.

Organizata Freedom House vlerësoi në raport se liria në botë shënoi rënie për të 17-in vit me radhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco