Kreu i KQZ: Dokumentacioni i Bashës është i paplotë, keni edhe 48 orë afat

Kreu i KQZ: Dokumentacioni i Bashës është i paplotë, keni edhe 48 orë afat

11:31, 09/03/2023
A+ Aa A-

Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u shpreh në mbledhjen e sotme të KZQ se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit.

Duke marrë fjalën pasi dëgjoi palët e PD për regjistrimin e grupimeve të tyre përkatëse, Celibashi tha se, në perceptimin e tij, Berisha është kryetar i Partisë Demokratike. Por sipas tij, vendimi i gjykatës tregon se Basha është kryetari ligjor i PD.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e ktheu për plotësim dokumentacioni kërkesën e firmosur nga Basha për regjistrimin e Partisë Demokratike.

“Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare, e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimietin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha.

Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues të zotit Basha për zotin Indrit Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi ai.

Pas këtij vendimi, përfaqësuesi i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa kërkoi një kopje të vendimit pasi siç tha ai do ta apelojë kthimin e dokumentacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku09/03/2023 12:09

Atehere kryeministri ne largim i vendit paska pasur te drejte me shprehjen e fameshme "do rregjistrohen si CECO"! Fjala na paska qene per lulzim bashen, qe do firmose dokumenta, qe nuk i lejohet te firmose, per te marre pjese si" CECUA" ne zgjedhje edhe pse ka 0 elektorat! Falemnderit z. Celibashi per sqarimet qe na bete! Kot e shtyte edhe dy dite, e kishit dhene sot sentencen, qe e keni te diktuar me pare!

Shto koment

Denonco